Deklarata e Ronelës në “Thumb” ku shprehej se nuk shkon dot në Eurovizion pasi personat që përzgjedhin këngën fituese në “Festivalin e RTSH-së” dhe mënyra si procedohet e kanë penguar atë, bëri që dje gazetarja Kozeta Kurti t’i kthehej Ronelës me një status të gjatë.
Kurti e kritikonte këngëtaren të flasë me edukatë, me etikë e të bënte 1 të miliontën e babit të saj.
“Mos thuaj për babain ‘vdiq’. Bëj në muzikë një të miliontën e tij. Se ai prandaj nuk ‘vdiq’ por u nda nga jeta’ Mëso të flasësh në television, mëso të mos e quash punën tënde ‘gjëja’, mëso të kesh etikë”, shkruante ndër të tjera Kozeta Kurti.
Një ditë më pas ka reaguar edhe Ronela e cila në një postim në Instastory , ka thënë disa fjalë, por më pas i ka fshirë.
“Kam luftuar gjithe jeten per kete muzike qe te me doni ju, sepse tek ju prezantohem.. dhe me prek çdo fjale qe degjoj si te mire dhe jo! Kam dhene shpirtin tim duke punuar dite e nate qe femije per kete muzike me aq sa kam mundesi pa e lavderuar kurre veten time Kurre!… Shikoj perdite vrer qe villet per te gjithe ne pergjithesi! Le te marrim nje moment dhe te duam nje sekonde me shume njeri-tjetrin! Nuk na gjen gje”, shkruan Ronela.