Loading...

Me flokë dhe me bark për marshalla, foto e vitit 2005 e Blendi Fevziut po na lë me gojën hapur

Ai është një nga gazetarët më të njohur shqiptarë dhe emisioni i tij “Opinion” ka shikueshmëri rekord prej dekadash tashmë.

E kemi fjalën për gazetarin dhe moderatorin Blendi Fevziu.

Blendi ishte i ftuar pak ditë më parë në “Kurthin e Piter Panit”, ku pjesa më e madhe e pyetjeve që fëmijët i drejtuan ishte “pse Blendi nuk kishte flokë?”.

Cka shkaktoi jo pak humor dhe batuta në spektakël.

Ama Blendi është bërë nostalgjik dhe ka publikuar në faqen e tij në Instagram një foto të vitit 2005 ku shfaqet shumë ndryshe nga çfarë e shikojmë sot: Me flokë dhe me peshë më të madhe se ajo aktualja.

Në krah të të shoqes, Blendi thotë se foto është marrë në Marok, shkruan ShkodraNews.

Komentet kanë qenë të shumta për të. Po ju si mendoni, a ka ndryshuar shumë Fevziu që nga viti 2005?

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com