Loading...

“Mbylli sytë përgjithmonë”, Sali Berisha preket për humbjen e njeriut që ka bashkëpunuar për vite me rradhë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka ndarë ditën e sotme një lajm të hidhur me ndjekësit e tij në Facebook. Një prej njerëzve të tij të afërt, me të cilin ka bashkëpunuar për vite me radhë, akademiku Kolec Topalli, ka ndërruar jetë.

Berisha kujton në statusin e tij vitet e punës së tyre së bashku dhe shpreh vlerësime të mëdha për ish-kolegun që ndërroi jetë.

“Te dashur miq, akademiku i njohur, gjuhetari i madh, personaliteti i shquar dhe ish bashkepuntori im i i çmuar ne vitet 1991-1997, sekretar i pergjithshem i presidences ne vitet 1992-1997, Kolec Topalli mbylli syte pergjithmone.

Pasardhes i nje familje shkodrane te shkelqyer dhe ne ze per virtutet, ndershmerine, suksesin e saj, Koleci qe ne femijerine e tij do te provonte barbarite e kampeve te perqendrimit te regjimit hoxhist dhe me pas diskriminimin dhe persekutimin e eger klasor.”

“Ai do bashkohej me levizjen demokratike qe ne javet e para te vitit 1991. Njeri i mrekullueshem, civil, i matur, i ditur dhe demokrat i vendosur, Koleci gjate vitit 1991 do drejtonte kabinetin tim. Pas zgjedhjeve te vitit 1992 ai do te ishte sekretar i pergjithshem i presidences dhe si ikone ndershmerie dhe perkushtimi do te jepte ndihmese te çmuar ne veprimtarine e saj. Pas vitit 1997 Koleci do ti perkushtohej me pasion te madh gjuhesise. Si akademik, kalores i gjuhes tone, me veprat e tij themelore ai do te jepte nje kontribut te pavdekshem ne kete fushe.

Me ndarjen nga jeta te tij familja ka humbur njeriun e saj te dashur, Partia Demokratike veprimtarin e saj te çmuar, bota akademike shkencore shqiptare kollosin e mendimit te saj gjuhesore. I lehte qofte dheu i tokes mbi ty i dashur Kolec, miku im! sb”- ka shkruar ish-kryeministri në postimin e tij.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com