Loading...

Letra tronditëse për princin para dasmës: Je ende në kohë, Meghan s’është për ty (Foto)

Më 19 maj do të mbahet dasma madhështore në familjen mbretërore e princit Harry me aktoren Meghan Markle.

Por kur kanë mbetur edhe detajet e fundit për t’u rregulluar për dasmën e vitit, një letër për princin Harry ka ngjallur dyshime të mëdha se ujërat mund të trazohen.

Gjysmë vëllai i aktores ka shkruar letrën që po bën xhiron e mediave në të gjithë botën.

Ai i shkruan princit se nuk është akoma vonë për të hequr dorë nga vendimi i tij për t’u martuar me Meghan.

Kjo pasi ai e quan të motrën një  “të lodhur, të cekët dhe mendjemadhe, e cila do të tallet me familjen mbretërore dhe trashëgiminë e saj”.

Sipas tij Meghan i ka futur në borxhe të mëdha familjen e saj duke ndjekur ëndrrën për t’u bërë aktore dhe më pas i ka braktisur ata.

Në letër 51-vjeçari nga Oregoni i SHBA-ve shkruan:

Ky është gabimi më I madh në të gjithë historinë e dasmave mbretërore. Meghan Markle nuk është absolutisht femra e duhur për ju. Jam shumë konfuz se përse ju nuk shihni Meganin e vërtetë që sheh gjithë bota. Babai jonë u zhyt në borxhe të mëdha vetëm për të mbështetur Meganin në ëndrrën e saj për aktrim dhe ende sot vuajmë financiarisht.

Si pasojë as unë dhe as babai nuk jemi ftuar në dasmë. Çfarë lloj njeriu do ta zhyste babain e saj në borxhe deri në faliment dhe më pas do ta harronte totalisht? Gjithsesi Meghan është ende motra ime. Është familja ime.

Ndaj çfarëdo që ajo të bëjë, të më harrojë mua apo familjen, prapë mbetet familja. Qëllimi i Meghan është vetëm një: të portretizojë veten në mënyrë krejt false, si princesha Diana e re. Ajo po luan rolin e saj më të madh të jetës, atë të Dianës. Dianën e adhuronin në të gjithë botën dhe për arsyet e duhura por Meghan nuk është Diana.”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com