Nicolas Berggruen me origjinë shqiptare ka një pasuri me vlerë afro 2 miliardë dollarësh sipas ‘Forbes’, por pavarsisht kësaj ai nuk ka asnjë shtëpi. Por, cila është historia e tij?
Berggruen ka lindur në Paris në vitin 1961 dhe rrënjët e tij shqiptare nisin që nga i stërgjyshi Moisi Moisiu, një tregtar i pasur nafte në Kavajë.
Ky i fundit pati një djalë, aktorin Aleksandër Moisiu, i cili u zhvendos në moshë të re në Vjenë ku u njoh me vendasen Marian. Nga ky çift lindi Bettina, njëkohësisht edhe mamaja e Nicolas Berggruen.
Nicolas është themelues dhe president i ‘Berggruen Holdings’ një kompani private investitore dhe ‘Berggruen Institute’. Ai gjithashtu ëshët bashkëthemelues i ‘Huffington Post’ të ‘WorldPost’, media gjigande e dedikuar problemeve globale. Investimet e tij janë mjaft të diversifikuara duke përfshirë nga pasuritë e patundshme, aksionet, bono thesari e shumë të tjera.
Nuk mungojnë as afrimet në politikë për Nicolas Berggruen. Ai ka sponsorizuar disa nga fushatat e demokratëve amerikanë si senatori Charles Schumer, presidentin Barack Obama etj dhe është bashkëautor i librit ‘Qeverisje inteligjente për shek. XXI: Një rrugë e mesme mes Lindjes dhe Perëndimit’.
Shtypi botëror i është referuar miliarderit me origjinë shqiptare shpesh si “miliarderi pa shtëpi” sepse ai jeton nëpër hotele dhe nuk zotëron një apartament.