Netta Barzilai triumfoi me këngën “Toy”, në festivalin e muzikës “Eurovision 2018” që u mbajt në Lisbonë të Portugalisë. Shumë prej fansave e kundështuan fitoren e saj në Eurovision, madje u tha se këngëtarja kishte kënduar “Playback”.
Netta është shprehur se kënga ka një mesazh të rëndësishëm.
“Zgjimi i fuqisë femërore dhe drejtësisë shoqërore, përçohet gjatë gjithë këngës” – tregon ajo.
Por këngëtarja i ka tronditur të gjithë me deklaratën e saj, ku shprehet se i kanë ardhur disa mesazhe kërcënuese nga disa vende të Ballkanit ku mes tyre rendit edhe Shqipërinë.
“Kam dëgjuar shumë gjëra të bukur për Ballkanin, vendet dhe njerëzit, por unë vetë nuk kam një përvojë jo të bukur. Unë nuk jam një politikane, por përfaqësoj vendin tim dhe kjo është arsyeja pse jam në shënjestër të kërcënimeve.
Nga Bosnja, Shqipëria, por edhe nga Serbia kam marrë shumë mesazhe kërcënuese për ngjarjet në Izrael. Unë jam përpjekur t’i injorojë ato. Unë do të jem ambasadore e muzikës në vendin tim, vendi që unë dua më së shumti në botë dhe kjo e përmbush lumturinë time”, tha Netta duke ndarë përshtypjet pas fitores.