Jonida Maliqi prej disa kohësh në media është përfolur vetëm për ndarjen e saj nga bashkëshorti dhe nuk ka realizuar projekte të reja në muzikë.
Së fundmi ajo i është përkushtuar më shumë biznesit dhe djalit të saj , Dan.
Megjithatë pasioni i saj për muzikën nuk ka shteruar dhe do të rikthehet shumë shpejt me klipin e saj më të ri.
Ditën e sotme këngëtarja ka postuar në Instagram një pjesë të shkëputur nga klipi që pritet të dalë, duke falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët në realizimin e këngës që mban titullin “N’errësirë” . Nga aty pamë se gjithashtu Jonida kishte rikthyer në vëmendje ish- modelin e njohur shqiptar Oni Pustina, me rolin protagonist.