E ftuar natën e sotme në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’, ishte këngëtarja e famshme Albërie Hadërgjonaj. Ajo ju përgjigj pyetjeve të sinqerta të fëmijëve dhe ndër të tjera rrëfeu edhe për ndërhyrjet e saj estetike.
“Kam bërë ndërhyrje estetike. Kam qënë një dëshirë si të gjithë të rejat, tani po përpiqem të kthehem në identitet. Po e pranoj që kam zgjat icik hundën. Jam bërë si Pinoku. Nëse gjithkush ka diçka që nuk i pëlqen, nuk ka ndonje gjë të keqe, të shkojë tek doktori” – tha këngëtarja.
Gjithashtu pyetjes së fëmijëve nëse ka tatuazhe në trup, Albëria ju përgjigj se kishte bërë vetëm vetullat. “Kam bërë tatuazh vetullat se në atë kohë filloi një periudhë shkallimi. Por po tentoj t’i heq.”- rrëfeu ajo.