Loading...

I tha se harxhonte lekët e grekve, Eleni Foureira i kthehet politikanës

Këngëtarja fierake Eleni Foureira është një ndër më të komentuarat e këtij Eurovizioni, jo vetëm sepse zuri vendin e dytë me ‘Fuego” por edhe për origjinën e saj për të cilën është sulmuar jo pak.

Sulmi më i fundit i ka ardhur nga politikania Rachil Makri e cila i ka kujtuar se këngëtarja harxhon lekët e grekëve edhe pse falë grekëve e Greqisë është bërë kjo që është.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Elenit e cila në një intervistë për revistën “Lifo” i ka kthyer politikanes, përgjigjen që s’e priste.

“Doli dhe tha që unë harxhoja paratë e Greqisë, sepse u rrita këtu. Unë punoj në këtë vend dhe jap një përqindje të madhe të të ardhurave të mia.

Nuk kam vjedhur asnjë lek nga shteti. Paguaj ERT-n, bashkë me të gjithë grekët e tjerë, dhe ditën që unë këndoja ERT arriti 70% të audiencës. Nga paratë e mia paguhej znj.Makri kur ishte deputete”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com