Moderatorja e emisionit “Why not”, prej disa kohësh ka pranuar se ka bërë ndërhyrje në gjoks, duke e zmadhuar atë. Ajo poston shpesh foto e video në profilin e saj në Instagram, ku tregon se ndihet mjaft mirë me pamjen e re.
Mirëpo disa fansa nuk mendojnë kështu. Ata i kanë vënë në dukje Roza Latit largësinë mes dy gjokseve të saj, gjë e cila nuk i bën përshtypje moderatores.
Para disa orësh ajo ka publikuar një foto ku shfaqet me një kanatjere të kuqe me bust të zbuluar, ku ekspozon gjoksin.
“Pse shqetësoheni për cicat e mia? Unë kështu i desha vetë, në pole të kundërta. Jo ngjit e ngjit.”- shkruan Roza duke ua mbyllur gojën të gjithëve.