Te henen, Rudina Magjistari i kishte rezervuar nje hapesire interviste ne emisionin e saj gjyshes se Bes Kallakut, Ijes, e cila eshte kthyer ne nje personazh mjaft te dashur per publikun.
Por nje shkrim i nje gazetare, qe qarkulloi onlinw te marten, ka bere qe Rudina te reagoje dhe ti ktheje pergjigje asaj.
Meqe dje, disa prej komentuesve “te shqetesuar” e ndonje gazetareje lart e poshte, qe sugjeron ligjerata akademike çdo dite pasditeve ne tv, se çfare modeli dha Ija e Besit ne program, po jua sqaroj qe perveçse argetoi, na kujtoi modelin e njeriut qe per te siguruar jetesen ben edhe pune krahu e fushe, qe ka rritur plot femije e niper te mbare e qe pavaresisht jetes se veshtire, buzeqeshja dhe humori ia gezon shpirtin edhe sot e kesaj dite, qe ka vajtur afer te tetedhjetave.
Do uroja shume qe kete model ta ndiqnin edhe shume prej atyre qe rrine e shkojne kohen ne fb duke komentuar lart e poshte, ne vend qe te merren me nje pune e te mbushin jetet e tyre. Gezuar 1 Majin!