Shokohet opinioni publik!
Aktorja e njohur italiane Gina Lollobrigida, tashmë në moshën 90-vjeçare, ka rrëfyer se është përdhurnuar në moshën 18-vjeçare nga një futbollist i famshëm i Lazios në atë kohë.
Gjithsesi, aktorja e njohur nuk ka preferuar të tregojë emrin e ish-lojtarit të Lazios. Të dy kishin pasur më herët një lidhje, u ndanë dhe mbetën miq.
Sipas asaj që treon Lollobrigida për “Libero”, ajo pranoi një ditë të shkonte në shtëpinë e tij, sepse ai kishte organizuar një festë.
Por, në momentin që kishte shkuar në shtëpi, nuk kishte parë askënd, ndërsa futbollisti i Lazios i kishte thënë se do të vinin më pas.
Pasi kishin konsumuar disa gota alkool, Lollobrigida u zgjua mëngjesin pasardhës, nudo dhe nuk kujtonte asgjë.
“Këtë turp e kam fshehur prej vitesh. Ndihesha e shkatërruar dhe më pas u martova me shpejtësi me bashkëshortin tim për të kaluar traumën.
Nuk u martova për dashuri. E mora veten dalëngadalë. Desha ta harroja atë moment, për të ecur përpara. Isha e virgjër!”, – tha aktorja italiane, Gina Lollobrigida.