Loading...

Forcat e Armatosura zhbllokojnë aksin Bogë – Theth

Pas më shumë se 5 muaj i bllokuar, aksi nga fshati Bogë deri në Theth në bashkinë e Shkodrës bëhet i kalueshëm.

Mjetet dhe efektivët e Komandës Mbështetëse, me mbështetjen edhe të bashkisë së Shkodrës, hapën plotësisht aksin prej 22 km nga Boga deri në zonën turistike të Thethit.

Trashësia e borës në pjesë të caktuar të këtij aksi arrinte deri në 5 m për shkak pozicionit gjeografik dhe grumbullimit të borës nga era.

Hapja më herët e rrugës ishte e pamundur për shkak të rrezikut të krijimit të ortekëve, të cilët jo vetëm do të bllokonin sërish rrugën, por edhe do të rrezikonin seriozisht jetën e udhëtarëve.

Ndërhyrja e Forcave të Armatosura në këtë aks të bllokuar që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar, jo vetëm nxjerr nga izolimi banorët e zonës turistike të Thethit, por gjithashtu mundëson ardhjen e turistëve vendas e të huaj.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com