Vendimi i presidentit turk, Erdogan për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme presidenciale dhe parlamentare duket se i ka prishur planet e dasmës aktores së njohur Oyku Karayel.
Aktorja e njohur si Xhemre për publikun shqiptar nga telenovela “Kuzey Guney” kishte planifikuar datën e dasmës së saj me këngëtarin Can Bonomo për në muajin qershor, por tani pas vendimit të Erdogan u detyrua ta shtyjën deri më 14 korrik.
Çifti i njohur do të kenë mbi 300 të ftuar në ceremoninë e tyre, ku të pranishëm do të jenë edhe shumë figura të njohura të ekranit.
Gjithashtu në dasmë mendohet se do të këndojë edhe vetë dhëndri.