Loading...

Detaji i trishtë në dasmën e Meghan Markle dhe Princ Harry-t që askush s’e vuri re, një karrige bosh…

Dasma mbretërore pushtoi ditën e djeshme gjithë mediat botërore. Sytë e të gjithëve ishin drejt veshjes së çiftit, por edhe të ftuarve të tyre të shumtë.

Mirëpo një detaj iu shpëtoi të gjithëve, që ishte karrigia bosh në krah të William-it. Përse ishte lënë bosh kjo karrige?

Thuhet se karrigia ishte lënë bosh për të respektuar Princeshën Diana, e cila vdiq kur Princ Harry ishte vetëm 12 vjeç.

Çifti i njohur ishte kujdesur që të bënte një homazh të fshehtë për Princeshë Dianën në shumë detaje të tjera, duke filluar që nga lulet apo muzika e saj e preferuar.

Gjithashtu pas pritjes në pallat, kur çifti po largohej fotografët kanë shkrepur disa foto ku shfaqet dukesha e Essex-it me një unazë diamanti të njohur.

Ajo është një prej bizhuve, që sipas TMZ-së, është lënë pas nga Princeshë Diana. Në një letër të lënë pas, Diana ka shkruar se bizhuteritë ua lë djemve të saj, të cilat më pas do t’i përdorin partneret e tyre.

Me sa duket, unaza i ka shkuar dukeshës së sapomartuar.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com