Loading...

Detaje rreth aksidentit të ndodhur në Vlorë

Një aksident është shënuar rreth orës 18 e 45 në qytetin e Vlorës. Aksidenti ka ndodhur në daljen për në unazën e qytetit. Ne aksident janë përfshirë 2 automjete, një automjet i policisë së Vlorës dhe një tjeter tip Hondai, nën drejtimin e një shtetasi Italian.

Italiani ka qenë i shoqëruar nga familja e duket se shkak është berë mosnjohja e rrugës, e dalja në rrugë kryesore pa kontrrolluar trafikun. Si pasoj e aksidentit është plagosur një efektiv i policise, i cili gjendet në spitalin rajonal të Vlorës nën kujdesin e mjekëve.

Efektivi ka marrë demtime ne krah dhe brinjë, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar në vendngjarje për verifikimin e rrethanave.

ky është aksidenti i dytë brenda pak ditesh ku perfshihen automjete të policisë. ndërsa është efektivi i tretë i lënduar për shkak të aksidenteve. I pari ndodhi në qendër të qytetit ku u përfshi furgoni i policisë dhe një automjet tip Bmw.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com