Loading...

Daniela nga Kuksi e ‘The Voice Kids’ i bën surprizën që nuk pritej Miriamin: Ti je si nëna ime(Foto)

‘The Voice Kids’ këtë vit dhuroi shumë emocione, jo më kot i mungon shumë publikut pavarësisht se nuk ka shumë kohë që ka përfunduar. Miriam Cani që triumfoi me skuadrën e saj, shpesh ka treguar se ka një lidhje shumë të ngushtë me të gjithë fëmijët që ka trajnuar. Daniela, njëra prej vajzave që ishte në skuadrën e saj ka dalluar si një nga zërat më të veçantë dhe mbështetja e publikut për të ka qenë shumë e madhe.

Për të treguar mirënjohjen e saj, vogëlushja i ka dërguar Miriamit një dhuratë. Një foto në formë kujtimi për momentet e mrekullueshme që kanë kaluar si një skuadër dhe një dedikim të bukur. “Kjo letër është për ty. Të dua shumë. Ti gjithmonë ke qenë, je dhe do jesh si nëna ime. Faleminderit për gjithçka që ke bërë për mua dhe për të skuadrën”,-shkruan Daniela. Ndërsa Miriami e emocionuar e falënderon vogëlushen për surprizën.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com