Formati më i ri i “Big Brother” me konkurrentë personazhe të njohur shqiptarë, do të nisë shumë shpejt në “Top Channel”.
Deri më sot dihej se ky format do të prezantohej nga Ledion Liço duke qenë se ai ishte ndër të parët që publikoi spotin e “Big Brother VIP”.
Por burime pranë “Dritare.net” tregojnë se në fakt formatin e ri do ta drejtojë Luana Vjollca e cila tashmë e ka përfunduar emisionin e saj “Shiko kush Luan”.
Pak ditë më parë Luana dhe Lori Hoxha u takuan dhe e dokumentuan takimin me një foto të përbashkët si për të thënë se një projekt të ri do të vijë shumë shpejt.
Kjo është hera e parë që Luana angazhohet në një format të të tilla përmasave dhe të gjithë jemi kuriozë sesi do të shkojë. Që tani mezi po presim!