Dy automjete janë përplasur kokë më kokë pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur Xibrakë, e për pasojë janë plagosur dy persona.
Mësohet se një automjet tip “Volkswagen”, me targë TR 6276 T, i drejtuar nga shtetasi L.D, 67 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me një automjet tip “Suzuki”, me targë AA 224 GM, i drejtuar nga shtetasja Xh.B, 49 vjeçe, banuese në Librazhd.
Nga ky aksident është dëmtuar drejtuesja e mjetit tip “Suzuki”, si dhe pasagjerja shtetasja B.B, 46 vjeçe, banuese në Librazhd, të cilat ndodhen në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të përplasjes së mjeteve, ku paraprakisht dyshohet se mjeti “Volksweagen” ka dalë në krah të kundërt të lëvizjes dhe si pasojë ka goditur mjetin tjetër.