Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnate në Elbasan. Sipas të dhënave të para mësohet se aksidenti ka ndodhur në orën 02:20, duke u zbardhur dita e sotme dhe ka gjetur vdekjen një person, ende i paidentifikuar që ka qenë në timon, raporton “News 24”.
Automjeti ka dalë nga rruga në aksin Elbasan-Ish kombinati Metalurgjik dhe është përfshirë nga flakët, për pasojë ka vdekur brenda mjetit shoferi.
Dyshimet e para janë se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave të lejuara, por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.