Tre automjete janë përfshirë në aksident pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.
Ndërkohë që ka mbetur e plagosur njëra prej drejtueseve të automjetit, e cila është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.05.2018, rreth orës 16:40, në autostradën Durrës-Tiranë, janë përplasur 3 mjete (mjeti me targë AA 011 ED, me drejtues shtetasin Xh. Y., mjeti me targë AA 827 RC, me drejtuese shtetasen E. D., dhe mjeti me targë AA 868 DZ, me drejtuese shtetasen R. K.)
Si pasojë e përplasjes të 3 mjeteve ka mbetur e dëmtuar lehtë drejtuesia e mjetit me targë AA 868 DZ, shtetasia R. K., e cila është dërguar në spital për ndihmë mjekësore .
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.