May 12, 2018

Zëri i Amerikës: Ambasadori Lu iu përgjigj shkurt Edi Ramës

Në Shqipëri ambasadori amerikan Donald Lu tha se janë duke shqyrtuar pretendimet që janë ngritur në lidhje me vëllain e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Komentet e tij erdhën si reagim ndaj deklaratave të djeshme në parlament të kryeministrit Edi Rama sipas të cilit nëse do të kishte patur implikim të ministrit Xhafaj, ambasadori amerikan do të kishte qenë i pari që do të kishte folur. “Kryeministri duhet të flasë në emrin e tij dhe ne do të flasim në emrin tone”, u përgjigj në reagimin e shkurtër ambasadori amerikan.

Opozita e ka akuzuar ministrin e Brendshëm se i ka dhënë mbrojtje vëllait të tij, të arrestuar në vitin 2002 në Itali dhe i dënuar në 2012 me 7 vjet e dy muaj burg, për pjesmarrje në organizata kriminale që merreshin me trafik lëndësh narkotike. Ajo ka bërë përgjegjës zotin Xhafaj se, në pozitën e kryetarit të Komisionit të Ligjeve, ka ndërhyrë vitin e shkuar, duke bërë një ndryshim në Kodin e Procedurës Penale që sipas saj mbron direkt të vëllanë e tij.

Anëtarja e Komisionit, socialistja Vasilika Hysi hodhi poshtë pretendimet e opozitës duke deklaruar se neni të cilit ajo i referohet është reflektim i Konventës europiane. “Neni që është kazusi i radhës i opozitës është reflektim i konventës së ekstradimit, protokolli shtesë. Në komision është votuar varianti që është në fuqi”, shkruajti zonja Hysi në një postim të gjatë në Facebook.

Por demokratë reaguan sërish duke e quajtur të pavërtetë një deklarim të tillë. “Konventa Europiane e Ekstradimit thotë shprehimisht se ekstradimi mund të refuzohet, vetëm në ato raste kur Shqipëria mendon se procedurat e gjykimit në një cështje konkrete nuk përmbushin të drejtat minimale të mbrojtjes, të njohura për një person të akuzuar për një vepër penale. Në këtë rast, kërkohet garancia për rigjykim. Nëse personit të dënuar në mungesë, i janë respektuar të drejtat minimale të mbrojtjes, por ai vetë ka zgjedhur që t’i fshihet drejtësisë, atëherë jo vetëm nuk kërkohet garanci për rigjykim, por sipas Konventës është e detyrueshme që të lejohet ekstradimi”, shpjegoi Gazmend Bardhi, ekspert ligjor i PD-ës. Nga ana e tij deputeti Enkelejd Alibeaj u shpreh se “Prokuroria ka detyrimin ligjor të marrë në përgjegjësi penale Fatmir Xhafajn për falsifikim dokumentash dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë publikë”.

Edhe Lëvizja socialiste për integrim, është e idesë se, “ndonëse e vonuar, Prokuroria shqiptare duhet të fillojë çështjen për të zbardhur si qëndron e vërteta”, deklaroi sot në një dalje publike kreu u grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili sipas të cilit rruga tjetër do të ishte dhe një hetim parlamentar. “E gjithë kjo praktikë duhet zbardhur, duhet parë në ç’mënyrë ka funksionuar gjithë kjo çështje dhe në fund të ditës të gjithë do jenë më të qartë se çfarë ndodhi, pse ndodhi, në rast se ka përgjegjës, të përgjigjen deri në fund për atë që kanë bërë me qëllime të caktuara”, u shpreh zoti Vasili, duke propozuar njëkohësisht neni i debatuar i Kodit të Procedurës Civile të abrogohej menjëherë “dhe të ulemi në tavolinë dhe të ribëjmë përcaktime të reja, të cilat mbyllin alibitë për shpëtimin e kriminelëve dhe trafikantëve dhe e kthejnë kodin në një instrument lufte të papajtueshme me krimin e organizuar dhe trafiqet”, theksoi kreu i grupit parlamentar të LSI-së.

Zëri i Amerikës: Ambasadori Lu iu përgjigj shkurt Edi Ramës Read More »

Kuksiani i shndërruar në VIP, që po çmend nga burgu policinë britanike, dhe mijëra fansa

Një grabitës i famshëm shqiptar i njohur si “2gunz” që përdori Facebook për të të ndihmuar bashkëatdhetarët e tij të vidhnin në Britaninë e Madhe, ka ngritur në këmbë autoritetet pasi ka shfaqur veten të filmuar duke pirë drogë në burg dhe duke sharë, shkruan Daily Mail, përcjell Syri.net.

Ai e krijoi famën e tij në internet pasi hapi një faqe në Facebook për të ndihmuar patriotët e vet të vidhnin në Britaninë e madhe.

Por, pasi u dërgua në burg me akuzën për droga të forta, Fari Lleshi me origjinë nga Kukësi, ka tërhequr tek vetja mediat sociale falë videove që ka publikuar direkt nga qelia ku ai po vuan dënimin. Në të vërtetë, tymosja e marihuanës, sharjet dhe deri edhe kërcënimi i viktimave të tij janë publikuar rregullisht në Facebook dhe Instagram.

Mijëra ndjekës të tij e kanë parë duke iu gëzuar një jete plot gjallëri në skandalin që ka goditur burgun Dorset.

Lleshi, që hyri në Britani nga pjesa e prapme e një kamioni, e filmoi veten duke lëvduar kohërat kur ai “e vinte në majë të gishtit”, Policinë.

Në postime të tjera ai ai i bën serenata të dashurës së tij me një këngë rep, puth kameran, pi pije energjike, vallëzon me shokët e dhomës, pi duhan ndërkohë që një TV gjigant shfaqet në sfondin e qelisë së tij.

Fansat e tij  i dërgojnë mesazhe adhuruese për ato që ai u shfaq, shpreh duke lëshuar thirrje që ai të lirohet e të cilave, më së shumti u kthen përgjgije.

Më shqetësuese është se Lleshi përdor pseudonimin “2gunz” dhe që i kërcënon viktimat e tij jashtë qelisë, teksa bën xheste me duar sikur ka pistoletë dhe shënon “bam bam”.

Shumica e videove të tij janë në Instagram, por ai i vendos ato dhe në You Tube dhe në një faqe në Facebook, me sa duket nga një telefon celular.

Videot në You Tube mbartin reklama të Hugo Boss dhe Pepsi, që e ndihmojnë gjigantin e internetit të nxjerrë fitime edhe pse Lleshi po shkel ligjin.

Lleshi, u burgos në Itali në 2001 pas grabitjes së 20 mijë paundëve në një bankë; pasi u lirua, ai shkoi në Angli ilegalisht nisi punë si suvatues/Syri.Net.

 

Kuksiani i shndërruar në VIP, që po çmend nga burgu policinë britanike, dhe mijëra fansa Read More »

Vlorë/Detaje: Dy automjete janë gjendur të djegur në afërsi të fshatit Llakatund

Dy automjete janë gjendur të djegur në afërsi të fshatit Llakatund në Vlorë.

Mjetet jane gjendur të djegur në një rrugë dytësore që shumë pak përdoret nga banorë të zonës.

Nuk dihen ende shkaqet por policia dyshon për ndonjë trafik të mundshëm për lëndë narkotike. Kjo është pista kryesore ku po hetohet sipas policisë së Vlorës.

Nga policia mësohet se automjetet janë djegur me lendë djegëse,benzine. Automjetet janë një furgon dhe një wolsfagen.

Mjeti furgon rezulton i vjedhur,ndërsa është denoncuar i grabitur nga pronari me iniciale A. A në polici. Automjeti tjeter rezulton me targa te tjera.

Informacion paraprak i policise.

Vlorë  Më datë 12.05.2018, Salla Operative Vlorë, është njoftuar se në fshatin Bunavi janë gjendur të djegur një mjet fugon në pronësi të shtetasit A.A., të cilin sot e ka denoncuar mjetin të vjedhur si dhe një mjet tip ”Golf”, i cili rezulton me targat e një tjetër mjeti.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Vlorë/Detaje: Dy automjete janë gjendur të djegur në afërsi të fshatit Llakatund Read More »

Qeni gjerman iu bën të pabërën shqiptarëve, iu zbulon pistoletën dhe 200 gr kokainë

Është një lajm i keq për gjithë trafikuesit e drogës në magjistralen gjermane A3.

Në vendin e quajtur Montabaur qeni Lucky kontrolloi disa makina që vinin nga Holanda dhe arriti të gjejë më shumë se pesë kilogramë heroinë, kokainë, një pistoletë dhe municione, shkruan bild.de.

Rasti i parë: Është kapur një portugez 48 vjeçar. Lucky hipi në veturë dhe gjeti menjëherë drogën.

Rasti i dytë: Një veturë tjetër e ardhur nga Holanda, e drejtuar nga dy shqiptarë, 20 dhe 25 vjeç, qeni policor arriti të gjejë pistoletë dhe dhjetë fishekë.

Mes tjerash edhe 200 gram kokainë.

Qeni gjerman iu bën të pabërën shqiptarëve, iu zbulon pistoletën dhe 200 gr kokainë Read More »

Nora Istrefi ‘huton’ rrjetin me fotografinë e fundit (Foto)

Ajo cilësohet si një ndër këngëtaret më joshëse në estradë.

Është kjo Nora Istrefi e cila gjithmonë është pjesë e shtypit rozë, jo vetëm për muzikën por edhe për linjat e saj truproe që janë perfekte.

Pothuajse të gjitha këngët që ajo ka sjell në tregun muzikor shqiptar gjithmonë janë shndërruar në hite, ku edhe sot e kësaj dite shumë prej njerëzve që pëlqejnë këngëtaren, ende i dëgjojnë, kujtojmë këtu këngën “Shko tash” dhe “Taxi”, ku dhe mori shumë famë nga këtu.

Përveç muzikës, këngëtarja Nora Istrefi gjithmonë është komentuar edhe për stilin e saj të veçantë të veshjes, shkruan blic. Daljet e saj në ekran, shpeshherë janë të ekspozuara më shumë se që duhet, duke treguar më shumë nga trupi i saj.

Në Instagram ajo ka publikuar pamje, e veshur me xhinse dhe një bluzë të shkurtër, teksa po i tregon gjoksin këngëtares, e cila ka marrë guximin të pozojë pa reçipeta.

Nora Istrefi ‘huton’ rrjetin me fotografinë e fundit (Foto) Read More »

Real Madrid ofron shumën e çmendur: 600 milionë euro për Neymar

Më pak se një vit më parë, Neymar ishte protagonist i merkatos së futbollit. AI u bë transferimi më i shtrenjtë në historinë e këtij sporti, duke kaluar nga Barcelona te PSG për 222 milionë euro. Këtë verë, megjithatë, braziliani mund të kthehet në qendër të merkatos, duke mbushur faqet e para të gazetave sportive europiane, teksa përflitet një rikthim i fuqishëm në Spanjë, në radhët e Real Madridit.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, klubi madrilen do të jetë i gatshëm për të vënë në pjatë 600 milionë euro, për ta marrë Neymar nga PSG. Një shifër astronomike, e cila do të amortizohet pjesërisht nga shitja e Bale (me vlerë të paktën 100 milionë euro). Hipoteza e largimit të yllit brazilian është mohuar kategorikisht nga PSG-ja, klubi i tij aktual, që ka një kontratë ligjore me të.

Në Spanjë theksojnë se PSG mund të përfitojë nga transferimin e Neymar për të zgjidhur disa probleme, që lidhen me “fair play financiar”, por Al-Khelaifi ka bërë një investim afatgjatë me blerjen e “O’Ney”, për të promovuar jo vetëm zhvillimin sportiv të klubit, por edhe edhe atë komercial në mbarë botën.

Përshtypja është se çështja vazhdon të mbetet e hapur, ndërsa trajneri Zidane tashmë është duke menduar për çiftin Neymar-Ronaldo, duke përjashtuar problemet e përshtatshmërisë: “Për Neymar nuk kam asnjë gjë të re, por lojtarët e mirë janë gjithmonë të pajtueshëm në një ekip. Ne do të flasim për këtë gjë në fund të sezonit”

Real Madrid ofron shumën e çmendur: 600 milionë euro për Neymar Read More »

Digjen dy makina në fshatin Bunavi të Vlorës

Vlorë Informacion paraprak Më datë 12.05.2018, Salla Operative Vlorë, është njoftuar se në fshatin Bunavi janë gjendur të djegur një mjet fugon në pronësi të shtetasit A.A., të cilin sot e ka denoncuar mjetin të vjedhur si dhe një mjet tip ”Golf”, i cili rezulton me targat e një tjetër mjeti.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Digjen dy makina në fshatin Bunavi të Vlorës Read More »

Bashkia Vlorë mbledh nga Orikumi 1 miliard lekë por u kthen banorëve vetëm 8 milione leke ! Zbardhen premtimet e pambajtura nga D.Leli !

Nga Lirim Nezha :

Dy javë më parë,qytetarë të Orikumit dhe fshatrave përrreth,të mbështetur nga strukturat e Partisë Demokratike dhe Forumi Rinor i saj,shkuam në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për të protestuar rreth problemeve të panumërta me të cilat përballet Orikumi dhe rrethinat,pra e gjithë Njësia Administrative që përfshin ish Bashkinë Orikum.

Në mënyrë edhe pak të zhurmshme tentuam të ngremë shqetesimet tona dhe duhet thënë se Këshilli Bashkiak u detyrua t’i merrte në konsideratë dhe t’i fuste në rendin e ditës.Në atë mbledhje u vu re mungesa e qëllimshme e Kryetarit të Bashkisë Dritan Leli ,i cili,edhe pse ndodhej në Vlorë,i informuar për reagimin qytetar,zgjodhi ta shmangte përballjen e drejtëpërdrejtë.

Gjithsesi “na u dha e drejta” që një përfaqësi e jona do të pritej në zyrë nga kryetari Leli.Po bëhen dy javë dhe takimi me ne dhe përballja me shqetësimet tona nuk është në axhendën e kryetarit.Sepse qytetarët janë të fundit në axhendën e tij snobe.Kjo bie erë paburrëri,burracakeri.

Gjithsesi unë u përpoqa që,përmes televizionit “6+1 Vlora” t’ja bëj present edhe qytetarëve,por edhe kryetarit problemet që e shqetësojnë komunitetin e Orikumit dhe fshatrave rreth tij,Dukatin,Tragjasin,Radhimën dhe gjithë bizneset që operojnë në turizëm që nga hotelet e restorantet buzë detit e deri lart në Llogara.

Duhet thënë se turizmi elitar nis nga dalja e tunelit te Ujit te Ftohtë deri në Qafën e Llogarasë dhe pjesa më e madhe e këtij territori i përket njësisë administrative Orikum,ku është për të ardhur keq që packa se taksat që paguajnë zënë shuma të konsiderueshme,(mjafton të kujtojmë që buxheti i ish bashkisë ka qënë rreth 1 miliardë lekë),shuma që i kthehet në investime është zero lekë.

Është vetëm një shumë simbolike e investuar për klubun Oriku dhe kaq.Sigurisht që ata djem duhen mbështetur,madje edhe më shumë se kaq sepse janë krenaria e qytetit,por ka nevojë për shumë më shumë se kaq.Ka nevojë që taksat e qytetarëve të kthehen mbrapsht në formën e investimeve.E kjo përgjatë tre viteve të qeverisjes socialiste të bashkisë Vlorë,nuk ka ndodhur.

Qytetarët e Orikumit dhe të rrethinave nuk janë në axhendën e kryebashkiakut .Dritan Leli mjaftohet me kamerat që e ndjekin përgjatë lungomares,i gëzohet si fëmijë shpikjes perverse të stolave inteligjentë,por na duhet t’i kujtojmë se Vlora nuk fillon dhe mbaron në lungomare,është shumë më e madhe se aq.
Ujërat e ndotura derdhen në det edhe pse prej tre vitesh ka përfunduar një investim gjigand për këtë qëllim që është rrjeti kryesor dhe impianti modern i grumbullimit dhe përpunimit të ujërave të zeza,një investim I Bankës Islamike prej 11.5 milionë euro.Një investim që po amortizohet ende pa u vënë në punë sepse rrjeti I brendshëm ende nuk ka filluar dhe me sa duket është me pak shance për të filluar.Thuhet se Fondi shqiptar i Zhvillimit ka marrë përsipër financimin e pjesshëm të projektit,por për këtë duhet që Bashkia të planifikojë në buxhet së paku 10%-shin e fondit të investimit ,atë që quhet buxheti i pjesëmarrjes qytetare,që puna të nisë.Pra edhe këtë investim të domosdoshëm është bashkia që e pengon,që nuk i hap rrugë.

Si pjesë e të njëjtit investim u ndërtua edhe rrjeti kryesor i ujësjellësit,depozitat si dhe stacioni i pompave për Orikumin,Dukatin e ri dhe Radhimën.Por asgjë deri tash për atë që ngelet thembra e Akilit,rrjetin e brendshëm .Është ai që do të mundësojë ujë pa ndërprerje.Është vendosja e matësave si një detyrim i Ndërmarrjes së Ujësjellësit ndaj qytetarëve,prerja e lidhjeve të paligjshme dhe ndërhyrja me investime në rrjet që do të mundësojnë heqjen e pompave dhe bolierëve që janë shëmti për qytetin dhe pasiguri për qytetarin.Me dy orë ujë në ditë nuk mund të ketë turizëm.Janë qindra familje që e kanë burimin kryesor të jetesës dhënien me qera të banesave përgjatë sezonit,por nuk marrin asnjë shërbim që të justifikojë taksat dhe tarifat që paguajnë.
Hotelet ,baret dhe restorantet e bregdetit të radhimës nuk kanë ujë edhe pse tubat e ujit u kalojnë shumë pranë dhe kjo vjen gjithashtu nga neglizhenca totale e personave përgjegjës, nga mungesa e investimit për rrjetin e brendshëm.

Ndërkohë edhe plantacionet me agrume të cilat janë edhe një dekor i mrekullueshëm për turistët rrezikojnë të thahen sepse kanali i ujit që vjen nga burimet e Izvorit prej vitesh është marrë në mbikqyrje nga bashkia,por në të nuk është kryer asnjë investim për pastrimin dhe funksionimin e tij.

Plazhet që jepen me qera nga bashkia kanë gjithnjë e më shume cmim më të lartë e shtrirje kohore përtej përdorimit të tyre,por megjithatë asgjë nga këto lekë nuk u kthehet atyre si shërbim.Nuk ndjejnë dorën e ngrohtë të bashkisë,por vetëm kërbacin e taksidarëve.

Është premtuar në fushatë elektorale landfilli i mbetjeve urbane,por mbetjet deri tash hidhen në breg të lumit dhe cdo mbrëmje në verë aroma është e padurueshme ndërkohë që një pjesë e tyre gjatë dimrit,me nisjen e stinës së shirave, shkojnë përmes ujit në det.

Energjia elektike është një tjetër mungesë permanente.Orikumi është bërë proverbial për mungesat e gjata dhe të herëpashershme të energjisë.Askush nuk mban përgjegjësi për ndërprerjet me orë,por edhe me ditë të tëra të energjisë elektrike,ndërkohë që një muaj të mos paguhet fatura të ndërpresin energjinë.Pa harruar të përmendim mbifaturimet aq herë sa shteti ndihet në nevojë për lekë.Ne nuk mund të jetojmë me propogandë qeveritare për investime të mëdha.Sa kohë këto investime nuk shoqërohen me investime serioze në rrjetin e brendshëm tregon se pushteti eshte I interesuar me shume per fasadat dhe punet propagandistike se sa per zgjidhjen konkrete te problemeve të qytetarëve.

Ndarja administrative e ka lënë Orikumin krejt pas dore.Të gjitha investimet e bëra gjatë qeverisjes së PD-së në këtë qytet,nën drejtimin e kryetarit më të suksesshëm të këtyre 25 viteve,z.Kanan Braho, janë drejt degradimit sepse nuk mirëmbahen.Mjaft të shohim të gjitha rrugët kryesore të cilat kanë patur një ndricim perfekt,kryesor dhe ndricim trotuaresh.Duke filuar me bulevardin kryesor e deri tek shëtitorja që lidh qëndrën e qytetit me bregun e detit.Sot përballesh me poca të thyer e të shtrembëruar gjithandej dhe me llampa që nuk ndizen.Shëtitorja që të con buzë detit është thuajse pa ndricim dhe nuk është vënë dorë për të rreguluar dicka.

Orikumi është ndoshta i vetmi qytet pa një lulishte apo një kënd lojërash për fëmijë.Edhe investimi që u krye përpara qëndrës administrative disa vite më parë po shkon dëm sepse asgjë nuk funksionon,as disa lodra fëmijësh që u vendosën,as një shatërvan që u ndez vetëm në inagurimin e tij,as ndricimi i sheshit.

Premtimet elektorale të fushatës janë të shumta,po aq të shumta sa janë mos realizimet e tyre.

Është premtuar ristrukturimi i shkollës 9 vjecare “Balil Pelari”,por ende nuk janë gjetur koha dhe fondet për këtë qëllim.Duhet falenderuar kompania turke që operon në Pashaliman e cila me kontributet e veta ka ndërhyrë për të rikonstruktuar deri diku kopshtin dhe shkollën e mesme “Hasan Pulo”.

Gjithashtu në qëndrën shëndetesore Orikum dhe në ato të fshatrave nuk është bërë asnjë ndërhyrje për të rregulluar situatën alarmante në të cilën ndodhen.
Është premtuar rruga e Tragjasit,nga qëndra deri tek rezervat e shtetit,rrugë që të con edhe në fshatin e vjetër te Tragjasit që është një destinacion i rëndësishëm turistik për shkak të historiës dhe arkitekturës.Kjo rrugë e ka projektin të gatshëm prej vitesh,por…

Kalaja e Gjon Bocarit,sërish në fshatin Tragjas është e pa aksesueshme për shkak të mungesës së një rruge që do të bënte të mundur të ishte e vizitueshme për turistët që në këtë zonë nuk kanë interes vetëm për detin.Me që jemi tek destinacionet turistike të zonës duhet të përmendim qytetin antic të Orikut.Për të shkuar atje,përvec një rruge skandaloze bregut të detit duhet të përballesh edhe me pengesat administrative sepse është ende brenda një zone ushtarake.Një problem ky realisht I mbartur prej vitesh ,i premtuar edhe nga kryeministri Rama,e që nuk po gjen zgjidhje.

Karaburuni dhe plazhet e tij janë mollë e ndaluar për qytetarët pikërisht prej postbllokut.Ato mund te arrihen vetem me rruge detare qe ka nje kosto te larte dhe te pa perballueshme per kedo.
Është premtuar rruga e bregdetit të Orikumit si dhe rruga që të con tek një tjetër destinacion turisti,kisha 1300 vjecare e Marmiroit.Një premtim i ngelur në letër.

Kullat e Dervish Aliut janë një tjetër destinacion për turistët,por ato janë duke u shëmbur sepse nuk ka asnjë investim për to.Ketu ndoshta do të duhej një bashkëpunim më i mirë mes bashkisë dhe institutit të monumenteve.Është premtuar në vazhdimësi rikonstruksioni i Shkollës së Kuqe në Dukat Fshat,por ai monument i rëndësishëm i historisë kulturore të Dukatit është duke u shëmbur.

Dukati i Vjetër është përballur verën e shkuar me mungesën e ujit,një problem që do të ndihet edhe këtë vit sepse ende nuk është bërë asgjë për ta zgjidhur apo për ta lehtësuar si problem.Gjithashtu eshte premtuar ristrukturimi i sheshit kryesor te fshatit,por edhe ky premtim eshte harruar ose eshte lene per te qene nje premtim i gatshem per fushaten e ardhshme.

Pas gjithë këtyre premtimeve të pambajtura që përmenda e që nuk janë të gjitha,a mundet dikush të më thotë për cfarë i ka vlejtur Dritan Lelit ky mandat i marrë nga qytetarët,përpos vidiove dhe selfieve në Lungomare?!

Lirmm Nezha

Orikum Maj 2018

Bashkia Vlorë mbledh nga Orikumi 1 miliard lekë por u kthen banorëve vetëm 8 milione leke ! Zbardhen premtimet e pambajtura nga D.Leli ! Read More »