May 12, 2018

Një përgjigje evropiane ndaj arrogancës së SHBA

Sot e gjithë Evropa, nga opinioni publik, duke përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar, dënon Donald Trumpin, dhe zbulon se fuqia më e madhe e botës, prej vitesh ka miratuar ligje, që i lejojnë të imponojë politikën e saj mbi shtetet e tjera, duke u ndaluar kompanive të tyre që të hyjnë në tregun amerikan, nëse guxojnë të bëjnë biznes me shtetet që Amerika dëshiron të bojkotojë.

Shkruan Bernard Guetta

Dëgjoni njerëzit rreth jush. Pyetni miqtë që jetojnë në vende të tjera të BE-së. Gjithkush i bën vetes të njëjtën pyetje: “Si është e mundur që Shtetet e Bashkuara të na ndalojnë të tregtojmë me Iranin?”. Problemi rrjedh nga fakti se Uashingtoni tallet me sovranitetin tonë dhe Donald Trump ka ushqyer ankthin, duke vendosur të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore, e arritur mes fuqive të mëdha dhe Iranit.

Gjatë Luftës së Vietnamit dhe kur George Bush ishte duke u përgatitur për të sulmuar Irakun, vetëm një pjesë e evropianëve (pavarësisht se sa shtete të mëdha), iu kthyen kundër Shteteve të Bashkuara. Sot është ndryshe.

Sot e gjithë Evropa, nga opinioni publik, duke përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar, dënon Donald Trumpin, dhe zbulon se fuqia më e madhe e botës, prej vitesh ka miratuar ligje, që i lejojnë të imponojë politikën e saj mbi shtetet e tjera, duke u ndaluar kompanive të tyre që të hyjnë në tregun amerikan, nëse guxojnë të bëjnë biznes me shtetet që Amerika dëshiron të bojkotojë.

Ky është në thelb një shantazh dhe tani që evropianët e kanë kuptuar këtë, kjo gjë ngjall një ndjenjë të bezdisshme në BE, duke ngritur disa pyetje dhe duke nxitur një vetëdijësim, manifestimi i parë i një nacionalizmi evropian, mbi të cilin u mbshtet Emmanuel Macron në fjalimin e tij në Aachen.

Përpara Angela Merkelit dhe liderëve të tjerë evropianë, Macron tha: “Nëse pranojmë se fuqitë e tjera, edhe nëse janë aleate, janë në pozitë për të vendosur strategjinë dhe sigurinë tonë diplomatike, atëherë humbasim sovranitetin tonë”. Duke përfituar nga një klimë e re, Macron mbështeti idenë e tij bazuar në “sovranitetin evropian”, në një Union që ekziston për të na mbrojtur dhe për të mbrojtur interesat dhe sovranitetin tonë.

Më 10 maj, presidenti francez e shndërroi krizën iraniane në një shembull të fortë, të nevojës për afirmimin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian. Duke përfituar nga arroganca e Trump, Macron ka ftuar Angela Merkelin dhe publikun gjerman që të “zgjohen”.

“Zgjohuni”, kjo është këshilla e Macron, sepse Franca ndryshon, sepse koha po kalon, sepse nuk është më koha që të vazhdojmë me paragjykimet e ndërsjella, por të harmonizohet eurozona dhe të ecim përpara me ata që duan, ndërkohë që të tjerët të vendosin të përshtaten. Përveç mbrojtjes së përbashkët, Gjermania nuk ishte e gatshme të pranonte ndryshime të mëdha, por me vendimin e tij të pamatur, Donald Trump e imponoi hapjen e një debati. /Bota.al

Një përgjigje evropiane ndaj arrogancës së SHBA Read More »

Nxehet supersfida Oriku-Albpetroli. Albpetroli kërkon të nisë dy autobuzë me tifozë por Oriku i tregon rregullore!

Nxehet super sfida e Orikumit. Albpetroli kerkon te nise nga Patosi dy autobuse per ne Oikum por nga ana tjeter Oriku ka kerkuar ne FSHF qe te zbatohet rregullorja dhe Patosit do ti vihet ne dispozicion 5 % e vendeve te stadiumit qe nuk shkon me shume se 30 vete. Nje sfide qe do te luftohet ne te gjitha drejtimet..!

Futemi ne javen e fundit te kampionatit ne Kategorine e Dyte duke bere nje analize te saj. Si rralle here ky kampionat ka gare deri ne javen e fundit.
Ne Elbasan , ekipi vendas pret Maliqin pa objektiva dhe mjafton qe Elbasani te marre nje barazim dhe siguron vendin e pare. Nuk besojme se Elbasani do gaboje ne kete ndeshje sepse si gjithmone ka mbeshtetjen e te gjitheve.
Ne Orikum , Oriku dhe Albpetroli luajne sezonin me njera tjetren. Barazimi i buzeqesh Orikut qe siguron vendin e dyte ndersa Patosit i duhet vetem fitorja qe te shpetoje gjithe sezonin dhe investimet qe ka bere lart e poshte, te shpetoje gjithe ato penallti te mara ne pothuajse cdo ndeshje. Pritet nje ndeshje e bukur dhe e luftuar, te shpresojme qe mos ndikohet nga faktore te jashtem...
Persa i perket fundit te tabeles , mjafton nje fitore e Gramozit kunder Permetit dhe gjithcka zgjidhet duke bere qe Domozdova e 1001 halleve me mister Kariqin te renditet e fundit dhe te bjere nga katg.
Nje super duel pritet edhe ne Delvine aty ku trajneri-lojtar kerkon me patjeter te shpallet golshenuesi me i mire i sezonit. PRiten te pakten 4 gola nga ana e tij, megjithese FSHF kete titull keshtu sic shkoi duhet ta anulloje fare.
Nje ndeshje interesante luhet ne Kelcyre aty ku Saranda dhe vendasit kane ” inate” te vjetra. Pritet nje fitore e Kelcyres.
Domozdova luan me syte nga Erseka,duke shpresuar ne nje rezultat pozitiv te Permetit per ti shpetuar renies por ka pak gjasa qe kjo te ndodhe.

Kategoria e Dyte

Rezultatet e Javes 25
Butrinti.6-0 Domosdova
Alpetroli.2-0 Këlcyra
Maliqi 2-3 Gramozi
Memaliaj 0-1Elbasani
Skrapari 7-5 Delvina
Tepelena 2-1 Devolli
Përmeti 1-3 ORIKU

Renditja aktuale :

RENDITJA Pas jave 25të
1)ELBASANI 65Pike
Klub Futboll Oriku 63Pikë
3)Alpetroli 62
4)Devolli 38
5)Delvina35
6)Butrinti 35
7)Maliqi 34
8)Këlcya 29
9)Skrapari 29
10)Tepelena 28
11)Memaliaj 25
Përmeti 24
Gramozi 21
Domosdova 19

Java 26 (Java e Fundit)

13 Maj ora 17:00

ORIKU -ALPETROLI
Devolli-Memaliaj
Elbasani -Maliqi
Gramozi-Permeti
Kelcyra -Butrinti
Domosdova-Skrapari
Delvina- Tepelena

Nxehet supersfida Oriku-Albpetroli. Albpetroli kërkon të nisë dy autobuzë me tifozë por Oriku i tregon rregullore! Read More »

Lirim Nezha :Tentova të ngrija zërin për problemet e zonës por ajo qe më habiti nuk ishte aspak indiferenca e panelit por …!

Nga Lirim K Nezha :

ME MIRE HESHTNI KUR NUK KINI GJE PER TE THENE !

Para pak nisi i lajmeruar dhe perfundoi ne menyre te befte nje takim i Ministrit te Energjitikes Gjikenuri,Kryetarit te Bashkise Leli, Prefektit te Vlores Mamaj dhe shume zyrtare te tjere, nje hordhi e tere qe kishin ardhur gjasme te jepnin llogari perpara popullit.

Sigurisht qe nuk ishim njoftuar per kete sepse per ta do te ishin te mjaftueshem militantet e PS-se dhe punonjesit e administrates.Per ta ata jane populli te cileve mund t’u flasesh sa te kesh qejf dhe askush te mos te te kundershtoje.Vetem me nje auditor te tille mund te behet nja takim “llogaridhenieje” ku nuk mund te thuash asgje qe ke bere,por mund te brockullisesh sa te duash per ato qe do te besh ne te ardhmen.Shkurt,ai takim nuk ishte aspak llogaridhenes,por nje nisje e fushates se ardhshme elektorale.

Pra as ministri e aq me pak kryetari i bashkise nuk kishin cfare pune te bere te prezantonin ne kete zone te braktisur,pa drita,pa uje,pa infrastrukture,pa ndricim rrugor.

Tentova disa here te merrja mikrofonin per te thene te gjitha keto,por regjia ishte e mire studiuar,si ne te gjitha takimet propogandistike te tyre.Fjalen e moren vetem disa qe kishin pak ose aspak per te thene sepse ishin thjesht fasade e gjoja bashkebisedimit.

E ngrita zerin,fola edhe pa mikrofon,por ajo qe me habiti nuk ishte aspak indiferenca e panelit,ate e prisja,por reagimi agresiv i auditorit kunder fjaleve te mia. Duhej te heshtja dhe te behesha pjese e maskarades?!
U prisha skenarin dhe regjine!

Lirim Nezha :Tentova të ngrija zërin për problemet e zonës por ajo qe më habiti nuk ishte aspak indiferenca e panelit por …! Read More »

Revoltohen banorët e Orikumit – “Kryqëzojnë” Dritan Lelin dhe Damian Gjiknurin!

Banorët e Orikumit kanë shprehur revoltën e tyre ndaj ministrit Damian Gjiknuri dhe kryebashkiakut Dritan Leli ne nje takim te organizuar per llogaridhenien qytetare. Banoret kane shperthyer duke ngrit zerin per padrejtesite qe po i behen krahines tone e cila eshte lene ne harrese dhe pa investime vitet e fundit. 

Ata kanë shprehur gjithashtu pakënaqësitë në lidhje me mungesën infrastrukturës në vigjilje të sezonit turistik.

Kjo video amatore eshte publikuar edhe ne faqen e ish kryeministrit Sali Berisha i cili shprehet :

Hajdutëve me pushtet nuk do kush t’u shohë surratin!-

Ja çfarë i bëjnë qytetarët e Orikumit në ndëgjesë famozit Damjan Gjiknuri dhe Dritzi Lelit.

Nderim për qytetaret e Orikumit për qëndrimin e tyre të guximshëm e dinjitoz!”, shkruan Berisha.

Revoltohen banorët e Orikumit – “Kryqëzojnë” Dritan Lelin dhe Damian Gjiknurin! Read More »