May 12, 2018

E shanë dhe e ofenduan, por pas performancës mahnitëse grekët çmenden pas Eleni Foureiras

Mbrëmjen e sotme është dhe finalja e madhe e Eurovizion, ku si asnjëherë më pare në të do të performojnë tre këngëtarë me orgjinë shqiptare. Eugent Bushpepa, Eleni Foureira dhe Ermal Meta janë diskutuar ditët e fundit në shumë media për shkak të performancave mahnitëse që ngritën në këmbë sallën e Eurovizion, por edhe për origjinën e tyre.

Madje një foto ku Eugenti dhe Eleni bënin shqiponjën me duart e tyre u komentua shumë gjatë nga mediat greke, të cilat shpërthyen kundër këngëtares që përfaqëson Qipron duke  e quajtur atë një provokim, e madje debati shkoi deri atje sa që kërkuan që ti hiqej nënshtetësia greke.

Por duket se së fundmi mediat greke kanë ndryshuar mendim për Elenin. Pas performancës së saj elektrizuese në gjysmë finalen e parë, Eleni është komentuar gjatë në të gjitha mediat botërore dhe përflitet se ajo do të jetë fituesja e këtij edicioni.

Kjo gjë ka ndikuar që greket të pendohen për fjalët e tyre dhe së fundmi në mediat e ndryshme është hapur debati dhe shumë gazetar kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre ndaj kanalit shtetëror ERT, të cilët kanë refuzuar që Eleni të përfaqësonte Greqinë.

Ata shprehën hapur mbështetjen e tyre për Qipron dhe për Elenin dhe janë të sigurt që ajo do kthehet me një triumf në vendin e tyre.

Njëri ndër gazetarëve të njohur vendas, Dhimos Verikios ka deklaruar publikisht për televizionin ‘Alpha’ se këngëtarja shqiptare Eleni është një mrekulli në skenë dhe se talente si ajo duhet të mbështetën shumë.

E shanë dhe e ofenduan, por pas performancës mahnitëse grekët çmenden pas Eleni Foureiras Read More »

Sulm me thikë në zonën e operës në Paris, ka viktima, policia vret…

Një sulm me thikë ka ndodhur pak me pare pranë zonës së Operas në Paris.

Sakaq BBC shkruan se policia ka ekzekutuar autorin, i cili kishte qëlluar më herët disa persona me thikë.

Ende të paqartat rrethanat e ngjarjes dhe nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një sulm terrorist.

Gjithashtu e paqartë edhe sa persona mund të jenë lënduar.

Policia po heton.

Sulm me thikë në zonën e operës në Paris, ka viktima, policia vret… Read More »

Bushpepa përfaqëson denjësisht Shqipërinë

Askush nuk kishte asnjë dyshim për performancën unike të Eugent Bushpepës, e kjo shihet mjaft qartë edhe nga postimet që po bëhen në rrjetet sociale.

Performanca e Eugent Bushpepës ishte thjeshtë magji, duke na dhënë emocione, që vetëm ai ti fal.

Me zërin e tij potent, Genti pushtoi skenën madhështore në Lisbonë, ku ka rrëmbyer duartrokitjet e mijëra të pranishmëve, por ka lumturuar miliona shqiptarë kudo nëpër botë.

Si asnjëherë tjetër, Shqipëria ka marrë vetëm vlerësime pozitive.

 

Bushpepa përfaqëson denjësisht Shqipërinë Read More »

Bulizimi “ngujon” prej 5 vjetësh dy vëllezërit, i lë pa shkollë!

Dy vëllezër që prej pesë vitesh janë ngujuar në shtëpi për shkak të bullizmit, kanë dalë për herë të parë prej saj për të rrëfyer në programin “Dua të të bëj të lumtur” dramën e tyre.

Për shkak të flokëve të gjata, Kevi dhe Klajdi, binjakët që ishin protagonistë të historisë së parë në “Dua të të bëj të lumtur” ishin ofenduar dhe nuk kishin pasur kurrë shokë të tjerë.

I gjithë ky presion i shkaktuar nga shoqëria i kishte detyruar vëllezërit që të mbylleshin brenda në shtëpi për 5 vjet duke humbur kështu edhe mundësinë për t’u shkolluar.
Mamaja e tyre, Elizabeta i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për t’i thënë që nuk janë vetëm dhe se ajo do të kujdeset për ta gjithmonë me aq sa ka mundësi. “Mami ju ka rritur me shumë mundime dhe sakrifica. Pasi humbëm babin para 1 viti unë mora shumë angazhime për ju dhe do të kujdesem me aq sa mundem”.

Gjatë bisdës që u zhvillua ndërmjet Arbana Osmanit dhe vëllezërve u zbulua se ata kishin gjysmë dekade që nuk e kalonin pragun e derës. Kladji dhe Kevi u shprehën se nuk kishin asnjë shok apo shoqe dhe se ata gjithmonë i kishin ofenduar dhe përbuzur për shkak të flokëve të gjata.

Surpriza e rezervuar për Klajdin dhe Kevin ishin dy kampionët e boksit, vëllezërit Keta, të cilët erdhën në studio për t’i dhënë mbështetje djemve. Ata iu drejtuan vëllezërve me këto fjalë: “Ne kemi fluruar nga Gjermania vetëm për të ardhur në këtë program dhe ajo se çfarë duam t’i themi djemve është se duhet të tregohen të fortë. Ju duhet të keni më shumë besim në vetvete dhe duhet t’i thoni të tjerëve që të ndalojnë. Sporti është një mënyrë për të shkarkuar të gjithë energjinë negative dhe për të fituar besimin në vetvete”.

Programi “Dua të të bëj të lumtur” i dha mundësinë për t’u punësuar në Tiranë dy djemve përmes programeve të punësimit që ka Ministria e Financave.

Bulizimi “ngujon” prej 5 vjetësh dy vëllezërit, i lë pa shkollë! Read More »

Ermal Meta poston foto, italianet “çmenden” për Gent Bushpepën (Foto)

Këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shfaqet sëbashku me këngëtarin Eugent Bushpepa.

Menjëherë kanë nisur komentet në këtë foto ku ndjekëset e Ermalit shpreheshin se meshkujt shqiptar janë të bukur dhe nëse të gjithë do të ishin kështu atëherë nga vlen të jetohet në Shqipëri.

Ermal Meta poston foto, italianet “çmenden” për Gent Bushpepën (Foto) Read More »

Rrëfimi i vajzës shqiptare që iu premtua “parajsa”, por e detyruan të bënte prostitutën që në moshën 14-vjeçare

Në disa qendra jetojnë vajza, të cilat i kanë shpëtuar skllavërisë si punonjëse seksi. Njëra nga ato tregon sesi në moshën 14-vjeçare ra pre e trafikimit të qenieve njerëzore.
Ajo tregon se një burrë rreth të 40-tave e mashtroi atë duke i premtuar një jetë më të mirë në Itali, por qëllimet e tij ishin të errëta.

Të miturën, ai e detyronte të kryente marrëdhëni seksuale kundrejt pagesës.
“Më premtonte shumë gjëra. Do shkoja në Itali, do të punoja, do bëhesha dikush në jetë.
Por pasi shkova atje më shfrytëzoi si prostitutë”, tregon viktima e trafikimit.
Po çfarë ndodhte nëse ajo refuzonte?
“Më kyçte në dhomë. Unë thosha që nuk dua, por ai më detyronte, më rrihte. Po se bërë këtë, më thoshte, do të vras”.

E mitura na tregon se si shpëtoi nga tutori i saj:
“Më pas bëmë plan me shku në Belgjikë. Aty mua më kapi policia.
Në fillim jo. Më pas, thash stop. Nuk do të kem më frikë do t’i tregojë të gjitha”.
Kanë kaluar 4 vjet nga historia e saj e trishtë, fatmirësisht sot ajo është riintegruar dhe punon si ndihmëse kuzhiniere.

“Unë jam në punë. Jam ndihmëse kuzhiniere. Ishte pak e vështirë që unë ta harroja atë histori, por ja që e harrova dhe tashmë jam e lumtur”, përfundon ajo.
“Riintegrimi është shumë i vështirë pasi ka shumë gjasa që pas ndalimit të trafikimit, gjasat që t’i rikthehen sërish të njëjtës jetë janë gjithmonë më të larta. Ndaj ekzistojnë edhe qendrat rehabilituese”, thotë psikologia Aurela Agalliu.

Shumë herë i rikthehen rrugës së mundimeve sepse ndjehen të përjashtuara nga familja e tyre dhe nga shoqëria dhe kjo e bën të pafundë luftën kundër këtij fenomeni.(TCH)

Rrëfimi i vajzës shqiptare që iu premtua “parajsa”, por e detyruan të bënte prostitutën që në moshën 14-vjeçare Read More »

Çdo gjë tjetër është e kotë, mos u lodhni fare. Reumatizma shërohet vetëm me raki

Prej shekujsh mjekësia popullore po na magjeps gjithnjë e më shumë çdo ditë.

E shumë njerëz në pamundësi për t’u mjekuar me medikamente farmaceutike të kushtueshme, zgjedhin t’i drejtohen mjekësisë popullore.

Reumatizma është një problem prej të cilit vuajnë shumë njerëz dhe për trajtimin e saj ju sjellim një recetë vetëm me dy përbërës. Me bazë rakinë, kjo kurë natyrale është shumë efektive për të shëruar infamacioni dhe reumatizmën.

Ja përbërësit:

1 litër raki, 1 degë rozmarinë

Përgatitja:

Shtoni rozmarinë në një litër raki dhe lëreni atë të përgatitet për rreth një muaj në temperaturë dhome. Pas një muaji, ju mund të filloni ta përdorni këtë ilaç pasi e keni kulluar.

Konsumoni një filxhan kafeje çdo mëngjes përpara se të hani. Ju gjithashtu mund ta përdorni atë për të lyer nyjet apo zonat ku ndjeni dhimbje.

Inflamacioni dhe dhimbja do të zhduken brenda disa ditëve.

Çdo gjë tjetër është e kotë, mos u lodhni fare. Reumatizma shërohet vetëm me raki Read More »