Trupi i producentit të lindur në Suedi, i cili është i njohur me super hitet ‘Wake Me Up’, ‘Levels and Hey Brother’, u gjet në Oman të premtent.
Avicii, me emrin e vërtetë Tim Bergling, u largua nga turneu në 2016 për shkak të betejave me shëndetin e tij. Ai vuante nga pankreatiti akut dhe duhej të hiqte fshikëzën e tëmthit në vitin 2014.
Shkaku i vdekjes është ende i paqartë por burimet pranë tij shprehen se bëhet fjalë për një overdozë pasi edhe në të kaluarën, DJ luftoi me varësinë ndaj drogës dhe alkoolit ku u shtrua në spital dy herë./ PamfletiMAGAZINE