Një lajm shokues u raportua gjatë ditës së sotme, në disa portale anonime online, por edhe serioze.
Ato kishin publikuar lajmin se gazetarja e njohur Aida Shtino ka ndërruar jetë, informacion i cili ka shqetësuar familjarët dhe djalin e prezantueses që nuk jeton në Shqipëri.
“RevistaWho.Com” kontaktoi me gazetaren, e cila e shqetësuar ka thënë se nuk ka asgjë dhe se është shëndoshë e mirë. “Jam shumë mirë. Familja ime është shqetësuar shumë nga këto lajme, djali më kontaktoi nga Austria i trembur për çfarë shkruhej. Nuk e kuptoj qëllimin e këtyre lajmeve, çfarë duan të arrijnë. Të luash me jetën e tjetrit është për turp”, – ka thënë Shtino.
Vetëm pak minuta më parë Shtino publikoi një postim me nota pozitive për ditën e re që nis. Kujtojmë se gazetarja e njohur është shkëputur nga ekrani pas përfundimit të edicionit të fundit të emisionit “Të iluminuarit”, por njerëzit vazhdojnë e kujtojnë si Aidën e “Njerëz të Humbur”.