Edhe pse ka kohë që nuk ka publikuar projekte të reja muzikore, Valbona Mema mbetet një prej këngëtarëve më të mira të muzikës popullore.
Ajo ka treguar se po kujdeset shumë për format e saj. Në disa postime në Instagram, Valbona shfaqet në liqenin e Tiranës duke vrapuar për të mbajtur trupin në formë.
Ndryshe nga shumë vite më parë, këngëtarja e muzikës popullore është dobësuar dhe ka shtuar disa tatuazhe në trup. Transformimi është pritur mjaft mirë nga publiku, i cili i bën komente tepër pozitive.