“Jam përdorues droge por nuk merrem me shitjen e saj”. Kështu deklaroi reperi Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe me emrin e artit “Stresi”. Ky i fundit u arrestua mbrëmjen e djeshme, pasi në lokalin ku ishte me miqtë e tij u gjet edhe një sasi kokaine. Ai pohoi se ishte përdorues droge.
“Kokainën nuk e kam blerë, unë e gjeta në lokal ku e kishin sjellë disa djem për ta pirë. Me miq konsumoj drogë kur gjej. Dua të më lironi se nuk kam bërë asnjë shkelje”, tha Stresi, raporton ‘BalkanËeb’.
Sipas policisë, Stresi dhe Kujtim Pershpalaj, 34 vjeç, së bashku me tre persona të tjerë që u proceduan në gjendje të lirë, janë kapur në kushtet e flagrancës duke konsumuar lëndë narkotike brenda në lokal.