I ftuar në Zonë e Lirë mbremjen e sotme ishte edhe reperi Stresi për të promovuar klipin e tij më të ri “GTA”.
Duke folur për çështjen e arrestimit të tij para pak ditëve, ku thuhej se u kap me armë e kokainë në një lokal, ai tha se nuk është e vërtetë pasi armët ishin lodër dhe sasia e pakët sipas tij që u gjet nuk i përkiste atij.
Ai mendon se mbajtja e tij në paraburgim për 3 ditë ishte me prapavijë politike.
Ai bëri akuza të forta ndaj qeverisë dhe tha se “ky shtet e do më armë e jo me vezë”.