Aktori i humorit, Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj jetojnë në një shtëpi lukzose në zonën e Gjirit të Lalëzit, ku gjithashtu kanë shtëpi dhe shumë politikanë të njohur si Ilir Meta apo vajza e Sali Berishës.
Të dy janë mjaft të suksesshëm në karrierat e tyre, dhe sigurisht që fitimet janë të shumta. Pak kohë më parë Besi dhe Xhensila blenë një shtëpi të re, por së fundmi kanë dalë edhe fotot nga kompleksi turistik që kanë te Gjiri i Lalëzit.
Aktori i humorit i ftoi miqtë e tij VIP në këtë kompleks, ku bashkë me Blerina Bombajn, Arjola Shehun dhe Erion Isain regjistruan një emision që më pas u transmetua te “E diela shqiptare”.
Një shtëpi pothuajse me ngjyrë të bardhë, dhe sigurisht mjaft luksoze, ishte ajo çfarë pamë nga transmetimet ku shfaqej kompleksi i Besit dhe Xhensilës.