ë ditët e sotme, shumë shpesh e gjejmë veten duke ecur me kokat tona të përkulura në telefon celular sesa duke i kushtuar vëmendje asaj që ndodh rreth nesh. Dhe duket se në një nivel shoqëror kemi pranuar këtë qëndrim sikur të ishte diçka natyrale, shkruan ShkodraNews. Sidoqoftë, ne duhet të kuptojmë se ka situata në të cilat është më mirë të lini telefonin inteligjent në xhepin tuaj dhe të veproni me respekt, edhe kur gjendemi në një vend aksidenti.
Në Gjermani, pas një aksidenti me makinë që shkaktoi vdekjen e tre personave, shumë udhëtarë ndaluan të fotografonin dhe filmonin skenën, shkruan ShkodraNews. E teksa nuk ishte hera e parë që ndodhte diçka e tillë, zjarrfikësit nuk duruan më dhe kështu vendosën të bëjnë diçka për të cilën këta njerëz do të mendohen dy herë në të ardhmen para se të marrin telefonin e tyre celular.
Filmimi me telefon celular kur ndodheni në vendin ku ka ndodhur një aksident me makinë është mosrespekt dhe imorale, sidomos nëse ka njerëz të plagosur apo edhe të vdekur.
Përveç kësaj, puna e ekipeve të shpëtimit pengohet kur ka njerëz në mes të cilëve filmojnë dhe për këtë arsye zjarrfikësit gjermanë kanë vendosur t’i japin fund “shfaqjes” njëherë e përgjithmonë me një ide të papritur.
Me pompën në dorë ata u kthyen nga ata që po filmonin dhe i spërkatën me ujë për ta parandaluar filmimin.
Imazhet u përhapën shpejt në të gjithë rrjetin dhe krijuan polemika të ndryshme.
Këtu është ngjarja:
https://youtu.be/xtHdOI4s-JU