Loading...

Nuk është vetëm “Rruga e Kombit” me pagesë

Një tjetër rrugë ME PAGESË, banorët në protestë
Nga protesta
Rruga për në Kepin e Rodonit faturohet nga Kisha Françeskane.

Në Nëntor të vitit 2013 inspektorët ndërtimorë shembën traun dhe kryqin e hekurt të cilat pretendohej se ndodheshin në pronësi të kishës. Edhe këtë here Kisha françeskane ndodhet në konflikt të drejtpërdrejtë me banorët e Ishmit pasi trau është rivendosur, e këtë herë edhe taksa për kalimin në zonën turistike të Kepit të Rodonit.

Këtë taksë nuk e paguajnë vetëm turistët por edhe banorët e Ishmit të cilët ikin në punë, për të punuar pronat e tyre apo edhe për plazh. Dhjetra banorë protestuan pasi kisha i detyron të paguajnë 100 lekë të reja për të kaluar trraun edhe 200 lekë të reja për të parkuar. Ata i janë drejtuar gjithashtu edhe prokurorisë më një kërkesë, por nuk është marrë asnjë masë./Infoshqip

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com