Ju kujtohet Klodi i “Big Brother 3”, mashkulli i parë shqiptar që deklaroi publikisht prirjet e tij homoseksuale?
Djali nga Lezha u shndërrua në një fenomen në vendin tonë, jo vetëm për përpjekjet që të ndryshonte mentalitetin shqiptar, por edhe për faktin se pjesëmarrja e tij në këtë realityshoë u shoqërua me shumë protesta, replika e kundërshti.
Po ku është sot Klodi dhe ç’ka ndodhur me jetën e tij? Ish-konkurrenti i edicionit të tretë të “Big Brother” vazhdon jetën në Itali, punën si menaxher club-esh dhe festat me femra dhe meshkuj “hot”.
Por mbrëmjen e kaluar ai është shfaqur në shoqërinë e ish-kapitenit të Kombëtares Shqiptare, Lorik Canës. Të dy ata ishin të pranishëm në Stadiumin Olimpico të Romës, për të parë derbin e kryeqytetit italian midis Lazios dhe Romës.
Është Loriku ai që ka publikuar një foto në instastory me Klodian Çelën, ish-banorin e Big Brother.