Ledion Liço i cili prej vitesh modern spektaklin që nxjerr talente muzikore siç është edhe ‘’The Voice Kids’’ ka rrëfyer disa nga momentet e punës së vështirë që stafi i Top Channel ka patur në përzgjedhjen e trajnerëve të këtij show televiziv.
Mes të tjerash ai ka folur edhe për dyshen e trajnerëve; Aleksandër dhe Renis Gjoka. Për Sandri, ledioni tha se ai nuk ka bërë asnjëherë television dhe se në vend të tij duhet të vinte një njeri që është marrë me TV.
Ndërsa për nipin e Aleksandrit, Renisin, Liço theksoi se ai ishte më afër , por ishte jashtë këtij raporti, por pranoi se përzgjedhja e dyshes së trajnerëve ishte e sukseshme.
“Thashë menjëherë Jo, por ky propozim kishte ardhur nga drejtori artistik, Arben Male’’, përfundoi Ledion Liço./Xing.al