Është përfolur gjatë në media largimi i dyshes së njohur të humorit, Bes Kallaku dhe Erion Isai nga “Portokalli” ashtu siç po shkruhet çdo ditë në media se çfarë do të bëjnë ata tani.
Pas largimit nga programi i humorit dyshen simpatike të aktorëve e pamë krah Ardit Gjebreas, ku prezantuan Kënga Magjike 2017-të ( madje Erioni u angazhua edhe me skenarin e këtij spektakli).
Dhe duket se ky ishte një ogur i mirë për ta pasi thuhet se ata do të realizojnë një program humori nën logon e Tv Klan.
Besi është pronar restoranti, një kopleksi kalçetosh dhe shtëpitë e banimit super luksoze.
Afrimiteti me krerët e LSI-së, Monikën dhe Ilirin që njihen si dyshja më e korruptuar e vendit nxisin dyshimet rreth pasurisë së aktorit.