Loading...

Gazetarja tregon hapur: Burrin doja t’ia bëja shoqes, por e mora vetë…

E drejtpërdrejtë ka qënë gazetarja Ornela Gaçe në rrëfimin e saj për bashkëshortin dhe familjen e saj. E ftuar në studion e Rudina Magjistarit, ajo ka rrëfyer momentet të njohjes së bashkëshortit duke thënë se në fakt ka dashur t’ia bëjë shoqes së saj, por më pas e ka marrë vetë.

Ornela Gaçe është e martuar në vitin 2006 me Rezeart Kadija, ndërsa kanë edhe një vajzë që quhet Vivian.

“Unë e nis ditën në mënyrë të çuditshme. E çoj vajzën vetë në shkollë dhe kam zgjedhur vetë ta bëj këtë. Bëj një cirk të jashtëzakonshëm. Por, çdo ditë në orën 17:00 unë jam në shtëpi, sepse vajza dhe bashkëshorti kanë nevojë për mua. Unë jam martuar në vitin 2006 dhe në 2011-ën ka ardhur në jetë Vivian.

Dasma jonë ka qenë e çmendur. Kam bërë edhe ritin e heqjes së “shiritit” nga këmba ime në dasmë. Ishte një moment i çmendur dhe gjithë fisi më shikonte dhe thonin: Po kjo çfarë po bën tani? Nxorri gjithë atë pjesë të këmbës aty… Por, shoqëria më ka bërë gjithë dasmën dhe do të mbahet mend gjatë.

Unë me Rezeartin jemi njohur nëpërmjet një shokut tim të ngushtë. Kur shoqja ime kishte dasmën mua më duhej një partner dhe ky tha të shoqëroj unë. Unë kisha menduar që Rezeartin t’ia bëja shoqes time të ngushtë dhe se kisha menduar se mund të ishte burri im dhe kur e pashë që u tregua i gatshëm të më shoqeronte në dasmë fillova ta shoh ndryshe”, tregoi gazetarja

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com