Së fundmi ajo është kryefjala e lajmeve rozë.
Ornela Vorpsi, e cila prej vitesh jeton jashtë, arriti të marrë një protagonizëm impresionues me rikthimin e saj në Shqipëri.
Ornela tërhoqi më shumë vëmendjen, nuk ishte ekspozita e saj, sesa deklaratën e guximshme se ajo ishte e dashuruar me Edi Ramën, asokohe pedagogu i saj.
Sot ish-i dashuri i saj platonik, është kryeministër i vendit, prandaj ky pohim ngjalli shumë reagime. Kundërshtarët e Ramës e komentuan këtë deklaratë si diçka të sponsorizuar, si një qokë që po i bëhej Kryeministrit. Por ne sot duam të fokusohemi te dy aspekte të tjera të jetës së Vorpsit, marrëdhënia e saj me motrën, Laura Vorpsi, dikur zëdhënëse e Partisë Demokratike dhe jeta e saj private.
Në një intervistë dhënë për Fevziun, Ornela u shpreh kështu për Laurën: “Për momentin i kam ndërprerë raportet me të, sepse kemi etika të ndryshme, dëshira të ndryshme dhe ndiej se s’kemi se çfarë të ndajmë me njëra-tjetrën.
Unë jam njeri që kam nevojë për shkëmbim të thellë dhe të vërtetë dhe kur nuk e kam, njeriu nuk më intereson, qoftë edhe motër. Dhe kam zgjedhur të mos kem raporte me të”.