Ditën e djeshme në emisionin “1 kafe me Labin”, ka qenë i ftuar një prej këngëtarëve të njohur të publikut shqiptar, Naim Abazi. Naimi prej vitesh është i martuar me këngëtaren e mirënjohur Mihrije Braha, dhe nga martesa e tyre kanë një djalë, Platorin.
Të dielën, Mihrija i solli bashkëshortit një letër surprizë në studio, të cilën Naimi duhet ta lexonte me zë. “Para dy ditësh kuptova se Platori do të bëhet me vëlla, dhe ti do të bëhesh baba.”- shkruante ajo.
Këngëtari mbeti i surprizuar nga ky lajm, të cilin nuk e priste aspak. “Është shumë interesante sepse e kemi biseduar dhe kemi thënë s’mundet,- shprehet Naimi- është e jashtëzakonshme, nuk mund ta përshkruaj. Nuk e di a e din Platori? Spo vij dot në vete.” .
Pas reagimit entuziast të këngëtarit, prezantuesi i emisionit, Labi, i ka treguar se ishte data 1 prill dhe ky ishte një rreng i bërë për të. Naimi ka filluar të qesh i befasuar dhe me shaka shtoi: “Po ju zbuluat diçka tjetër, që unë me Mihrijen e kemi biseduar këtë. Ma keni borxh të dy.”