Me Radar per te parandaluar, evidentuar dhe ndeshkuar ata drejtues mjetesh qe qarkullojne me shpejtesi tej normave te lejuara.
Nderko ne te gjitha rruget e Tiranes vijon kontrolli me Drager i te gjitha mjeteve.
Gjate oreve te fundit jane evidentuar shpejtesi te frikshme deri 189 ne 192 km/h.
Si dhe ne rruget e qytetit drejtues mjetesh qe drejtojne mjetet nen efektin e alkoolit apo ne gjendje te dehur.
Edhe pse kontrollet nga Policia Rrugore e Tiranes jane intensifikuar 24/24 h, duke evidentuar dhe ndeshkuar çdo shkelje nga drejtuesit e automjeteve, pavaresisht se toleranca nga Policia Rrugore eshte zero ne drejtim te shpejtesise, alkoolit ne timon, mos vendosjes se rripit te sigurimit, perdorimit te celularit gjate drejtimit te mjetit, mos vendosjes se kaskes mbojtese, shkeljes se semaforit, etj, pavaresisht apelit te perditshem te Policise Rrugore te Tiranes per zbatim te rregullave te qarkullimit si dhe per perdorim te mjeteve te transportit publik gjate fundjaves per ata drejtues mjetesh qe duan te argetohen duke konsumuar alkool, perseri evidentohen raste shqetesuese si ne drejtim te shpejtesise ashtu edhe te drejtimit te mjetit nen efektin e alkoolit apo ne gjendje te dehur.
Mos tejkalo kufijtë e shpejtësisë që të rekomandon sinjalistika rrugore. Shpejtësia të vret.
Mos drejtoni mjetin nen ndikimin e alkoolit apo ne gjendje te dehur. Alkooli vret njesoj si shpejtesia.