Manteli i zonjës, bima që forcon mitrën dhe shmang abortin, ideale për të mbetur shtatzanë. Terapia me Konopicë për të lindur fëmijë, jep efekt brenda 3-18 muaj
Dy bimë shpallen “gjinekologet” më të mira.
Dhe fatmirësisht, ndodhen që të dyja në Shqipëri.
Bëhet fjalë për Mantelin e Zonjës dhe Konopicën, të dyja këto bimë të studiuara tashmë shkencërisht që kanë shanse reale që, nëse i konsumoni, rrisni në maksimum shanset për të mbetur shtatzanë.
Le të njihemi me secilën prej tyre…
MANTELI I ZONJËS
Shkencëtarët e kanë zbuluar para disa muajsh këtë bimë ideale tejet të mirë për përmirësimin e problemeve gjinekologjike.
Manteli i Zonjës (Alchemilla vulgaris), ka veti të përsosura shëndetësore, e veçanërisht në lidhje me shëndetin gjinekologjik.
Sipas Johan Kincora, mjek alternativ i famshëm zvicerian, i cili merret me studimin e bimëve, thotë se 30 për qind e problemeve gjenekologjike mund të shmangen vetëm duke konsumuar çajin e Mantelit të Zonjës.
Kjo bimë gjendet edhe në Shqipëri (ngjan me kolzën), ndaj pyesni herbalistët e zonës ku banoni, për t’ju ndihmuar që ta gjeni atë, ose mund ta blini të gatshme.
Është me gjethe të rrumbullakëta me ngjyrë jeshile të errët, ndërsa lulet i ka shumë të shpeshta dhe fort të vogla, në ngjyrë të verdhë.
Për qëllime mjekësore, ju duhet t’i mblidhni gjethet dhe lulet.
Gjethet mund të kultivohen gjatë pranverës dhe më e mira është të korren në periudhën korrik-gusht.
Gjethet mund të mblidhen gjithashtu pas shpërthimit, por në këtë rast humbasin disa prej vetive të tyre shëruese.
Manteli i Zonjës përmban flavonoide, acid organik, tannina, acid salycik dhe një thesar të vërtetë të vitaminës C.
Kjo përbërje ka një shije biter-i, për shkak të përmbajtjes së taninës.
Taninat, gjithashtu vlerësohen edhe për fuqi të mëdha anti-inflamatore dhe anti-bakteriale.
Është një përbërje ideale për gratë shtatzëna.
Gjithsesi një sasi e madhe e vetive të saj shëruese nuk janë zbuluar akoma.
KURË PËR FERTILITETIN:
Manteli i Zonjës është ilaçi më i mirë për trajtimin e infertilitetit.
Ajo vepron si një rregullator i shkëlqyer i hormoneve.
Progresteroni stimulon rritjen dhe rregullimin e ciklit menstrual, që është jashtëzakonisht i rëndësishëm gjatë përpjekjes për të mbetur shtatzënë.
Manteli i Zonjës forcon muret e mitrës dhe kështu të mbron nga dështimi (aborti i pavullnetshëm) dhe ndihmon për mbajtjen e vezoreve polycistike dhe për largimin e cisteve të padëshiruara.
Eshtë gjithashtu e vlefshme për gratë që sapo kanë lindur, duke përfshirë edhe ato gra që po rikuperojnë trupin nga lindja e vështirë dhe ato që ndjejnë “boshllëqe” në stomak.
Ndihmon gjithashtu me PMS *sindromi premenstrual) dhe menopauzën.
Në shtesë të përfitimeve të mësipërme, Manteli i Zonjës mund të ndihmojë për fibroidet, cistet, endometriozën dhe lehtësimin e simptomave menstruale dhe ato të menopauzës.
Ky çaj është me shumë përfitime për gratë që kanë menstruacione të rënda dhe të dhimbshme, pasi bima që e prodhon është e bollshme në taninë dhe astrigentë, të cilët normalizojnë rrjedhjet e gjakut.
Kur kombinohet me bimën e Qeses së Bariut (anglisht: Shepherd’s Purse plant, latinisht: Capsella bursa-pastoris, Family: N.O. Cruciferae), Manteli i Zonjës bëhet një nga ilaçet më të fuqishme për të gjitha sëmundjet gjinekologjike.
Theksojmë këtu, se edhe bima e Qeses së Bariut është jashtëzakonisht e gjendshme në Shqipëri, në çdo cep të saj.
Bëhet fjalë për një barishte që ne e kemi konsideruar gjithnjë “të keqe”, është e hollë dhe paksa e gjatë, me lule të vockla të bardha, ndërsa mund ta identifikoni lehtë për shkak të gjetheve të vogla në formë zemre.
Ashtu si Manteli i Zonjës, edhe kjo bimë zakonisht është shkulur nga arrat ose lëndinat, si bimë të këqija, kur në fakt vlerat curative të tyre janë të jashtëzakonshme.
PËRDORIMI I MANTELIT TË ZONJËS:
Larja me Mantelin e Zonjës shplarja e vaginës dhe tamponët mund të trajtojnë me efektivitet erën e keqe, kruarjet, sekrecionet vaginale, vaginitetin bakterial dhe infeksione të tjera vaginale.
Thjesht zhyteni tamponin në lëngun e Mantelit të Zonjës dhe përdoreni si dizifektues rreth vaginës dhe nga brenda.
Referuar studimeve më të fundit, Manteli i Zonjës vepron kundër bakteries së stafilokokut, i cili është shumë i rezistueshëm ndaj antibiotikut.
Shkencëtarët japonezë kanë zbuluar që agrimonin, një substancë e gjetur në bimë, mund gjithashtu të mbrojë nga kanceri i gjoksit.
Ekspertët e shëndetit sugjerojnë që kjo bimë ka fuqi potente anti-virale, gjithashtu.
Këto përfshijnë edhe virusin njerëzor papilloma (HPV).
Manteli i Zonjës ka një fushë të gjerë përdorimi në përfitim të shëndetit, përveç atyre që përmendëm më sipër.
Këto përfshijnë rrjedhjet e gjakut, pickimet e insekteve, të përzierat (sakëlldimi) dhe të vjellat, ekzemat dhe dermatitet, dhimbjet e fytit, diarretë e lehta, veçanërisht tek fëmijët e vegjël, çerma dhe reumatizma, hemorroidet, ulçera, etj.
PËR FORCIM MITRE, PARANDALIM ABORTI:
Futni një lugë çaji nga bima e grimcuar e Mantelit të Zonjës në një filxhan me ujë të nxehtë dhe lëreni aty për 5-10 minuta.
Gjithmonë pijeni me gllënjka dhe pini minimumi 2 filxhanë në ditë.
SHPËLARJA VAGINALE:
Shtoni 30-50 gr bimë të tharë (pa rrënjë) në 1 litër ujë.
Përdoreni këtë çaj për të shpëlarë vaginën (dush vaginal) ose si një klizmë, nëse ju keni probleme të brendshme.
BANJË MANTELIN E ZONJËS:
Zijini 200 gram me Mantelin e Zonjës, të tharë, ose të freskët në 3 litra ujë dhe hidheni në një vaskë të mbushur me ujë.
Qëndroni në ujë për 10–20 minuta.
TERAPIA ME KONOPICË
Quhet Vitex agnus -castus L., e cila në shqip njihet me emrin Konopica.
Kjo është një shkurre 3-4 metra e lartë, që lulet i çel në ngjyrë vjollcë, rritet në shtretërit e lumenjve e buzë tyre dhe në ligatina detare të zonave ku toka mban ujë.
Ndryshe quhet si “bima e femrave”, pasi përdoret kundër infertilitetit, kundër çrregullimeve të ciklit menstrual, por edhe për qetësimin e dhimbjeve të kokës, të syrit, trajtimin e lëkurës në raste plagësh apo pickime, etj.
Konopica konsiderohet si afrodiziak, për shkak të nivelit të lartë të progresteronit që përmban.
Në Europë dhe Azi është shumë e rrallë, aq sa vetëm Shqipëria dhe Maroku e kanë me shumicë.
Në shtetet e tjera gjendet shumë rrallë, ose edhe nuk gjendet fare.
PËR TË MBETUR SHTATZANË:
Kjo bimë është përdorur me mijëra vite për të përmirësuar sistemin riprodhues të femrës, por gjithashtu edhe të meshkujve.
Sot përdorimi i kësaj bime është i lidhur ngushtë me përmirësimin e Fertilitetit apo aftësisë së femrës për të mbetur shtatzënë.
Konopica apo Vitexi është vërtetuar shkencërisht për këtë aftësi në pjellori.
Madje, në Gjermani është kryer një studim masiv me mijëra gra të moshave të ndryshme dhe rezultatet kanë qenë befasuese, të cilat kanë dëshmuar aftësinë e mrekullueshme të kësaj bime në përmirësimin e hormoneve, për fertilitetin e femrës.
Por ajo çfarë është më interesante, është se në fakt kjo bimë nuk përmban fare hormone, por ndihmon organizmin në prodhimin e hormonit “lutenize hormon”, që është përgjegjës për ovulimin e femrës, i cili më tej ndihmon prodhimin e hormonit të njohur si Progresteron.
Shkencërisht është vërtetuar se Konopica/Vitexi përmirëson ciklin e çrregulluar, parandalon dukshëm dështimet spontane (abortet), duke stimuluar prodhimin e progresteronit (shumica e aborteve ndodhin për shkak të nivelit të ulët të progresteronit).
Duke qenë se stabilizon ciklin menstrual pas përfundimit të tabletave kontraceptive, përdoret për të parandaluar edhe cistet e vezoreve etj.
Duke patur parasysh që nuk përmban hormone natyrale, duhet të përdoret për një kohë më të gjatë dhe efektet e saj vërehen më së miri pas 3 muajve të përdorimit.
Për të arritur efektin maksimal të rritjes së fertilitetit, mund të përdoret prej 3 deri në 18 muaj.
Pini çaj nga lulet apo farat e kësaj bime, lahuni me ujin ku më parë keni vluar gjethe apo lule të saj, kombinoni me ushqimet e duhura dhe kështu ju i keni rikthyer vetes me 80 përqind shanset për të mbetur shtatzanë.