Modelja e famshme shqiptare, e njohur nderkombetarisht, Emina Cunmulaj është në javët e fundit të shtatzanisë së dytë.
Edhe pse poston shpesh momente nga perditshmeria e saj, ka qenë gjithnjë e heshtur përsa i përket gjinisë së fëmijës që po pret.
Dje, Emina ka postuar një foto me tullumbace ngjyrë violet, ku ka shkruar se po feston javët e fundit të shtatzanisë.
Të gjithë fansat e saj kanë menduar se ngjyra violet e tullumbaceve tregon se ajo është në pritje të një vajze dhe ka pasur lum komentesh urimi.
Por, Emina as këtë herë nuk ka treguar asgjë për gjininë e bebit, duke ngatërruar edhe më shumë ndjekësit. Ajo ka shkruar se tullumbacet janë të festës së ditëlindjes së vajzës së saj të madhe, Ella.
Ngelet të presim derisa modelja të lindë për të mësuar nëse do t’i bëjë vëlla apo motër Ellës.