Loading...

Dhanë lajmin se ‘kishte vdekur’, Aida Shtino: Ata që më lënduan pa të drejtë, do të …!

‘Vdekja e Aida Shtinos’ ishte kryelajmi i portaleve anonime por edhe serioze te premten, te cilat pa verifikuar asgje, nxituan te jepnin lajmin se gazetarja e cila ka vite qe eshte terhequr nga ekrani, kishte nderruar jete.

Ish-prezantuesja e emisionit “Njerëz të humbur, është dashur që gjatë ditës së sotme të ‘vihet në kërkim’ të vetvetes, pasi siç thotë ajo, pasi pa lajmin rreth “vdekjes së saj”, as ajo vet nuk e kuptoi se çfarë kishte ndodhur me të.

Në një reagim të publikuar në rrjetin social Instagram, Shtino tregoi se është mirë me shëndet, ndërsa ngre pikëpyetjet për ata që e bënë këtë gjë.

“Askush nuk i iken ndeshkimit te te pafajshmit….besoj se larg a vone te gjithe ata qe te lenduan pa te drejte, do te vuajne… Sot ne mengjes sa ngrihem dhe shikoj nje lajm qe ishte publikuar ne “mediat” tona se kisha vdekur. Ngela. Mendova me vete mos kam vdekur jam ne Parajse dhe gjithe kete skene po e shikoj andej?…Apo mos jam ne enderr?…Pickova veten te kuptoja…. Isha ne rregull. Pulsi me punonte. Zemra po. Isha gjalle. Po kush e publikoi? Pse?” (sic.)”,ka shkruar ajo në Instagram.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com