Djali i vetëm i Presidentit, Ilir Meta dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi feston sot 18-vjetorin e lindjes. Me këtë rast, Kryemadhi ka bërë një dedikim prekës për të birin e saj.
“Ti u bëre burrë tashmë, por burrëria nuk matet as me forcë, as me para, por me dije dhe dashurinë që do iu falësh njerëzve”, shkruan Kryemadhi ndër të tjera.
URIMI I PLOTË:
Urime Besar, sot fitove pavarësinë, do jesh i lumtur sepse tashmë je 18 vjec! 😁🎂🎂 Por si dita jote e parë ku sipas ligjit quhesh i rritur po të them se për mua edhe kur të jesh gjysh, nga qielli lart do të të ndjek me syrin dhe merakun e nënës. Ti u bëre burrë tashmë, por burrëria nuk matet as me forcë, as me para, por me dije dhe dashurinë që do iu falësh njerëzve.
Prandaj “i bukri i dheut”, si të thotë nëna, lufto që bukuria jote shpirtërore të jetë dominante te ty. Lufto për të bërë mirë në këtë botë sepse Zoti kurrë nuk do të harrojë. Qofsh i lumtur dhe mos ndalo ec , vrapo, fluturo sepse këto vite nuk kthehen pas. Te dua Besar! ❤