Aurela Gaçe shpeshherë na ka surprizuar me ndryshimet e menjëhershme në pamjen e saj. Ajo ka treguar se bën atë që i pëlqen dhe gjithmonë zgjedh të jetë ndryshe. Veç kësaj këngëtarja shpjegon se kujdeset vetë për pamjen e saj.
Mbrëmjen e djeshme Aurela ka publikuar një foto të 20 viteve më parë , pikërisht kur ajo ka prerë flokët.
“1998. Koha kur të gjithë më shanin në rrugë (se s’kisha Facebook e Insta)pse kisha qethur kokën. Pse vishesha si doja! Pse lyhesha si doja! Tani mbas 20 vjetësh? Kollaj. I bën ‘block’ dikujt që të shan. Po atëherë? E kisha përballë gjithë trysninë e mendjeve të ngushta…por edhe unë mangët s’ia kam lënë askujt. Ata bam…unë bam, bam, bam, bam. E kuptoni vet”, – ka shkruajtur Aurela bashkëngjitur me këtë foto, por sigurisht nuk ka harruar të shtojë edhe diçka tjetër.
“Sot quhesh trendy. Atëherë quheshe e çmendur”- ka theksuar këngëtarja duke na treguar se si kanë ndryshuar kohët.
Epo mund të themi se Aurela gjithmonë ka guxuar me pamjen e saj dhe asnjëherë nuk u është trembur ndryshimeve drastike.