E cilësuar si një nga aktoret ikonë të kinematografisë shqiptare Matilda Makoçi është parë në rrugët e Tiranës më në formë se kurrë.
Ish-bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama është fotografuar duke biseduar me një mikeshën e saj në rrugët e kryeqytetit. Aktoren e shumë roleve e shohim të veshur sportive në fotot e publikuara nga Gazeta shqiptare.
E pamë t’i rikthehej skenës pas 25-vjetësh pak kohë më parë. Dhe mesa duket kjo skenë e madhe shqiptare i kishte munguar shumë.
Nuk dihet nëse Makoçi do t’i rikthehet më teatrit me ndonjë projekt të ri.