Loading...

Aksident i rende me pasoje vdekjen e nje personi

Aksident i rëndë në Tropojë sipas raportime te para, 1 i vdekur e 2 të plagosur. Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tropojë, ku dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën.

Policia e Tropojës bën me dije se është përplasur mjeti tip “BMW”, me drejtues N.M., banues në Bajram-Curri, Tropojë,  me mjetin tip “Benz”, me drejtues F.D., banues në fshatin Dushaj, i cili udhëtonte me vëllain dhe dy pasagjerë.

Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen M.D., 64 vjeç, pasagjer, vëllai i drejtuesit mjetit tip Benz, si dhe janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, drejtuesi i mjetit tip “Benz” F.D., rreth 53 vjeç, dhe i mituri E.H., rreth 7 vjeç.

Drejtuesi i mjetit tip “BMW”, është shoqëruar në komisariatin e Policisë Tropojë, për  veprime të  mëtejshme.Lidhur me këtë ngjarja policia, bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com