April 29, 2018

“E mora beqar moj”, “Kjo kushedi… rrezik se i ha burrat!”, shpërthen publiku te Arditi

Drita dhe Sabrija janë dy zonja që kanë patur të njëjtin bashkëshort. Ato sot ishin protagoniste të seancës së ndërmjetësimit në “Shihemi në Gjyq”, pasi bashkëshorti i tyre ka ndërruar jetë, duke i lënë në konflikt për një pasuri.

Drita është martuar në vitin 1984 me ish – bashkëshortin, Shaqirin dhe sollën në jetë dy fëmijë. Pas disa vitesh ajo vendosi të emigronte në Itali për të krijuar një ekonomi më të mirë, duke menduar se më pas do t’i bashkohej edhe  Shaqiri me fëmijët. Ndërkohë që në vitin 1991 kishin përfituar 2500 metra katrorë tokë bujqësore në bazë të ligjit 7501, ku ndërtuan me të ardhurat që fitonte Drita.

Familja u bashkua në Itali në vitin 2000, por Shaqiri vendosi të kthehej në Shqipëri, të divorcohej nga Drita dhe më pas të martohej me Sabrien, pa e vënë në dijeni nënën e fëmijëve të tij

“Kjo ma mori burrin, tha se do kishte pasuri. E mbushi xhepin plot dhe më vinte deri në Berat!”, u shpreh Drita.  Ndërsa Sabrija tregoi se i ka prezantuar një e afërmja e Shaqirit dhe duke qenë se në gjendjen civile rezultonte i divorcuar, pranoi të martoheshin.

Drita – Ti ke ardhur e më ke shkatërruar jetën! Më ke shkatërruar fëmijët mua!

Sabrija – Nuk ta shkatërrova unë jetën moj zonjë që më solle këtu!

Drita – Fëmijët i rrita vetë se ti nuk i doje të shtëpia jote! Ti më ke shkatërruar se ke firmosur!

Sabrija – Ti deshe vetë dhe ike! Unë isha jetime, pyeta gjendjen civile, nuk ishte i kurorëzuar dhe unë e mora atë.

Drita – Do ma gjejë zonja Eni të drejtën e fëmijëve të mi!

Sabrija rrëfeu se ka qenë e martuar më parë, por bashkëshortin ia vranë dhe ngeli e vetme me tre vajzat e saj. Kur u martua me ish – bashkëshortin e Dritës, ajo nuk e dinte që ishte i sëmurë dhe tha se ka vuajtur për 16 vite me të.

Drita e ndërpreu duke thënë se ia ka marrë bashkëshortin për lekët e tij dhe se nuk kishte qenë i sëmurë në atë kohë. Por Sabrija tha se nuk kishte informacion për pasurinë e Shaqirit dhe se u martua me të për të kaluar jetën sepse ishte e vetme.

Juristja Eni Çobani tregoi një deklaratë noteriale, ku Shaqir Avdillari, Sabrije Nexhipi, Marjeta Avdillari dhe Sokol Avdillari kanë firmosur për t’ia dhënë shoqërisë “Pirgu” pronën me cilësinë e sipërmarrjes. Por Sabrija tha se nuk ka firmosur në këtë deklaratë noteriale, pasi nuk di të shkruajë e të lexojë, si dhe tregoi që bashkëshorti nuk e ka përfshirë në këtë situatë.

Ndërkohë që Drita u shpreh se në deklaratën noteriale është vendosur Sabrije Nexhipi me atësinë e saj, pra me emrin e babait të saj, Samiut.

Sabrija –E ka bërë kunati im, e ka falsifikuar.

Drita – Të lutem shumë! Kunati jot dhe kunati im, Xhevahir Demneri dhe Sali Avdillari të vijnë atje të hedhin firmat se kështu më thanë.

Sabrija – Unë kam vuajtur 16 vjet me atë burrë, s’më lë dhe kjo tani rehat! Nuk haja bukë me javë dhe ti më sjell këtu!

Drita – Te burri jot do shkosh ti moj! Do më japësh përgjigje se më more burrin!

Sabrija  – Nuk ta mora burrin moj, ti ike në Itali me fëmijët. Nuk e dija, unë isha jetime.

Drita – Ma shkatërrove familjen! I rrita fëmijët vet, nuk m’i rrite ti që më hëngre djersën e fëmijëve të mi dhe timen!

Zonja Eni tregoi se ish – bashkëshortët Avdillari kishin vendosur që Drita të punonte në Itali për pak kohë në mënyrë që të mblidhnin të ardhura. Por kur ajo do të kthehej në Shqipëri mësoi nga të afërmit që Shaqiri ishte martuar me dikë tjetër. Ai kishte përfunduar të gjitha procedurat e divorcit në mënyrë ligjore pa e lajmëruar fare Dritën lidhur me këtë fakt.

Juristja Çobani shpjegoi se pjesëtare e pasurisë së familjes bujqësore është Drita dhe jo Sabrija, ndaj dhe nuk kishte pse të firmoste kjo e fundit në deklaratën noteriale për dhënien e tokës. Ajo gjithashtu tregoi se në dokumente të ndryshme Sabrijes i janë vendosur të dhënat e Dritës dhe herë është përdorur mbiemri i bashkëshortit të saj të parë e herë e bashkëshortit të dytë.

“Ka patur falsifikime të njëpasnjëshme në disa kontrata. Këtu problemi është që pjesa më e madhe e kësaj pasurie është shitur për së gjalli, kur zoti Shaqir ishte gjallë. Ai pa firmën e zonjës Drita ka shitur pasuri, apartamente, mbi të cilat janë bërë dhe ndërtime. I ndjeri i ka shitur, ka marrë paratë dhe ka jetuar”, tha Eni Çobani.

Por përspos kësaj, Drita pretendon se janë falsifikuar edhe firmat e fëmijëve të saj, pasi ata kanë qenë në Itali dhe nuk kanë firmosur në asnjë dokument.

Sabrija nga ana tjetër e përlotur tha se të gjitha këto falsifikime i ka bërë kunati i saj, i cili edhe atë e ka lënë pa gjë. “Unë jam pa shkollë, ata ma fusin kur të duan moj motër! Duan vetëm të hanë, mua më lanë pa bukë!“, u shpreh ajo.

Një fakt tjetër i rëndë është një certifikatë që gjendet në dosjen e shit-blerjes së pronës. Certifikata e lindjes është me gjeneralitetet e të birit të Dritës dhe Shaqirit, Sokol Avdillarit, por me fotografinë e Artur Avdillarit, djalit të vëllait të Shaqirit.

Drita akuzon për gjithçka  Armand Dilen, i cili ka ndërtuar apartamentet në pronën e tyre. Ndryshe nga Drita, Sabrija akuzon kunetërit duke thënë: “Kunetërit e mi e morën në qafë se e mernin me të mira dhe ai gënjehej me një karamele. Nuk qante një hall për shtëpinë e vet, por qante vëllezërit e tij”.

Përsa i përket pretendimit të Dritës që Shaqiri nuk ishte i sëmurë kur ishte me të, moderatori i emisionit “E Diela Shqiptare”, Ardit Gjebrea tha se ai mund të jetë sëmurur gjatë 4 viteve që ajo ka qenë në Itali dhe nuk janë parë.

Drita – Kjo kushedi… rrezik se i ha burrat! Kësaj i vdiq i pari, i vdiq dhe i dyti.

Sabrija –S’jam unë moj, është Zoti. E kam zemrën e mirë unë!

Drita – Ça zemre më thuaj ti moj? Ti po i ha! Dashke dhe të tretin ti.

Sabrija  Sabrija nuk i ha burrat, është fatkeqësi e zezë!

Dita – Moj zonjë ti e ke marrë tamam burrin tim, s’e ke marrë të sëmurë!

Sabrija –Ai ishte me diabet, e bëri me zemër. Merr pensionin Xhevahiri, por gjynah nga Zoti t’ia hajë kunati dhe mos t’ja haj unë që i bëra hysmet. Kunetërit më futën në hak, tani s’më lë as kjo rehat!

Publiku i emisionit “E Diela Shqiptare” në këtë seancë ndërmjetësimi i dha të drejtë Sabrijes, pasi e besuan që nuk ka ndërhyrë për të përfituar në pasurinë e Dritës.

Juristja Çobani u shpreh se janë kryer shumë veprime të kundraligjshme, të cilat do të kenë pasoja juridike shumë të rëndësishme mbi ata persona që i kanë ndërmarrë këto veprime.

Drita është bashkëpronare në këtë pronë bujqësore, ndaj duhet t’i drejtohet gjykatës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë  për të nxjerrë të pavlefshme të gjitha kontratat e shitjes së kësaj pasurie. Ndërsa Sabrija, pas vdekjes së bashkëshortit, ka trashëguar pjesën e tij të pasurisë.

Juristja – Të lutem qetësojeni shpirtin! Jeni dy zonja, e kuptoj që nuk është e lehtë kjo që keni ndarë një burrë, por shikoni …

Drita – Aman se ishte yll. Ma mori kjo!

Sabrija –Ishte si ishte, ishte i Zotit ai. Ishte yll a ishte i keq ai, e ka bërë Zoti dhe s’ke punë ta shash atë ti sot. Të lutem shumë mbaje vendin aty, e kam patur unë në momentin e fundit, jo ta shash ti!

Drita – Moj nuk e shaj burrin se ishte dhe i imi. Unë e mora beqar!

Sabrija –Lavdërohu me atë bukurinë që ke ti. Aman moj aman ti!

Seanca e ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në Gjyq” përfundoi me sukses, duke bërë të mundur që dy zonja që kanë patur një bashkëshort, tanimë të bashkohen për të një qëllim, të rifitojnë pasurinë që u takon./tvklan.al

“E mora beqar moj”, “Kjo kushedi… rrezik se i ha burrat!”, shpërthen publiku te Arditi Read More »

Kapet me 2.1 kg kokainë në makinë kamarieri shqiptar

Një 30-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Parma, Itali. Policia  kishte dalë për të parandaluar vjedhjet, kur kanë vënë re një makinë ‘Passat’ të dyshimtë.

Policia i është vënë mbrapa shqiptarit, i cili sapo i ka vënë re, ka nisur të largohet me shpejtësi.

Në një moment ka bërë sikur ka ndaluar, duke i futur më pas marshin e ‘pestë’ e duke ikur me shpejtësi.

Shqiptari është ndjekur deri në qendër dhe policia me dy makina i ka ndërprerë rrugën, duke bërë që shqiptari 30 vjeç, të mos kishte nga të shkonte.

Gjatë kontrollit, policia i ka gjetur atij disa doza kokainë. Por me të hapur bagazhin e makinës është vënë re një modifikim i çuditshëm.

Nga kontrolli i ushtruar është gjetur një sasi e konsiderueshme droge të llojit kokainë me peshë 2.1 kilogramë e ndarë në disa pako.

Zyrtarisht bënte punën e kamerierit, por në kohë të lirë merrej me shitje droge.

Droga në treg kishte një vlerë prej 200 mijë eurosh.

Kapet me 2.1 kg kokainë në makinë kamarieri shqiptar Read More »

Alketa Vejsiu bie në “rrjetën” e demaskimeve, kjo nuk pritej

Është një nga moderatoret më të dashura në vendin tonë dhe më të njohura. Bëhet fjal për Alketa Vejsiun, e cila tashmë është moderatore në “Në kurthin e Piter Pan”.

Duket se në daljet e saj ajo duket mjaft e kuruar. Por veshja e saj e fundit duket se nuk ka kushtuar shumë.

Vetëm një fustan, në formë palltoje 20 euroshe.
Ama VIP-at e Bllokut ka postuar një foto si dukej Alketa në Instagram dhe si dukejnë realitet.
Sigurisht dallimi është i dukshëm por kjo kuptohet sepse në Instagram të gjithë duan të duken bukur.

Alketa Vejsiu bie në “rrjetën” e demaskimeve, kjo nuk pritej Read More »

Vlorë – Emërohet kreu i ri i kapitenerisë !

Pas emërimit të kreut të ri të kapitenerisë,duke qënë se është institucioni më i rëndësishëm i kontrollit detar,është zbuluar e kaluara e tij.

Mësohet se Lorenc Rexhepaj e ka prejardhjen e arsimit të lartë nga Universiteti i Vlorës nga vitet 2000-2004 .Pas mbarimit të studimeve prej 2004 deri në 2008 ka punuar si officer në anije tregetare .Anija kishte si intinerar shtete të ndryshme

.Nga viti 2008 deri në vitin 2016 ai ka punuar si kapiten në anije me tonazh pa limit.Ndërkohë që në strukturat shtetrore është angazhuar dy vite më parë.Prej vitit 2016 dhe deri ditën e sotme ai ka qën në në sektorin e kontrollit shteteror portual në Kapitenerinë e Vlorës.

Ndërkohë që ka realizuar një sërë trajnimesh të ndryshme si Stcw 2010, EMSA, etj. Sipas burimeve nga kapiteneria e përgjithshme,mësohet se një prej arsyeve e përzgjedhjes së tij është profesionalizmi i treguar në këto dy vite në kapiteneri

Vlorë – Emërohet kreu i ri i kapitenerisë ! Read More »

Humbi bashkëshorten, prezantuesi i njohur lë punën: Do t’i përkushtohem djalit

Prezantuesi i njohur i Sky Sports, Simon Thomas njoftoi në Twitter se do të largohet nga puna, për t’iu përkushtuar djalit të tij, Ethan. Ai nuk ngurroi të falënderojë kompaninë, që sipas Thomas, e ka mbështetur përtej limiteve, por tha se ndjente që duhet të bënte këtë hap.

Bashkëshortja e Simon Thomas, Gemma humbi jetën Nëntorin e kaluar, vetëm 3 ditë pasi u diagnostikua me leuçemi akute mieloide. Që prej atij momenti, 45-vjeçari nuk e ka fshehur pikëllimin as në rrjetet sociale, duke thënë se është me të vërtetë ‘duke luftuar për të kaluar këtë situatë të jetës së tij’.
Që nga Nëntori ai nuk është kthyer në punë, në Sky Sports, por tashmë ka marrë edhe vendimin zyrtar për t’u larguar përfundimisht nga kompania dhe për t’iu përkushtuar djalit të tij.

“Humbja e bashkëshortes time më bëri të kuptoj se jeta është shumë e shkurtër dhe nuk mjafton për ta shijuar pranë njerëzve të dashur. Me pikëllim dhe zemër të thyer, njoftoj largimin nga Sky Sports, për t’iu përkushtuar dhe qëndruar pranë djalit tim, Ethan,”- deklaroi Thomas.
Shqipëriaime.info

Humbi bashkëshorten, prezantuesi i njohur lë punën: Do t’i përkushtohem djalit Read More »

Çmimi i këtij produkti jetik do rritet përsëri dhe kësaj nuk i shpëtojmë dot asnjë! Një tjetër “goditje” e fortë për shqiptarët

Furrat e tregtimit të bukës, pastiçeritë dhe byrektoret kërkojnë ulje të çmimit të energjisë elektrike.

Aktualisht, këto furra buke, për shkak të përdorimit të frigoriferëve, janë penalizuar nga tarifa e reduktuar prej 7,6 lekë/kwh. Për rastet kur furrat e tregtimit të bukës, pastiçeritë apo byrektoret kanë në përdorim bazë frigoriferike, çmimi i energjisë po paguhet më shumë se 7,6 lekë për kwh.

Shqetësimi u ngrit nga kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave, Gëzim Peshkëpia, në një nga seancat dëgjimore të zhvilluara me Entin Rregullator të Energjisë.

I kontaktuar nga gazeta, kreu i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës tha se të gjitha furrat e reja që ngrihen në vend dhe përdorin bazë frigoriferike, nuk tarifohen me 7,6 lekë, por më shumë.

“Furrat e reja që po hapen nuk iu jepet subvencioni, pra, nuk e paguajnë energjinë me tarifën 7,6 lekë për shkak se kanë në përdorim 2 apo 3 frigoriferë. Bëhet fjalë për furrat ku tregtohen bukët apo ëmbëlsirat, jo për furrat që prodhohet. Pra, ne pretendojmë që të paguhet kjo tarifë, pasi furrat nuk mund të kthehen si në vitet ‘90, kur tregtonin vetëm disa bukë, tashmë furrat janë kthyer shumë bashkëkohore. Këto janë investime të bëra nga ne. Këta na thonë, shisni vetëm bukë. Por në të gjitha vendet e huaja, shërbimi që ofrojnë furrat e bukës është kompleks. Nuk mund të heqim dorë nga biznesi ynë vetëm për shkak të çmimit të energjisë. Ne pretendojmë që baza frigoriferike, 2-3 frigoriferë që janë në përdorim, nuk duhet të ndikojë në heqjen e subvencionit që kanë furrat e bukës dhe fabrikat e miellit. Pra, të paguajnë tarifë për energjinë 7,6 lekë për kwh ndryshe nga bizneset e tjera”, shpjegoi kreu i Shoqatës së Prodhuesve.

PROPOZIMI

Kreu i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës kërkon zgjidhje institucionale të problemit. Ai shprehet se i kanë nisur një propozim edhe ministrit të Energjetikës, Damian Gjiknuri, ku i propozohet që për furrat e tregtimit të bukës, ëmbëlsirave dhe byrektoreve, të aplikohet një tarifë prej 8,2 lekë/kwh.

“Kjo që po kërkojmë, nuk është kërkesë për lëmoshë. Ne e kemi TVSH-në e bukës 20 për qind, kurse vendet e Europës e paguajnë nga 0 deri në 8 për qind. Ky reduktim i tarifës të energjisë na jepet si pjesë e paketës lehtësuese, që të gjitha vendet e tjera i bëjnë prodhimit dhe tregtimit të bukës.

Ne kërkojmë një zgjidhje institucionale, të studiohet dhe për të gjithë këto furra që tashmë kanë frigorifer dhe nuk i heqin dot, të përcaktohet një tarifë tjetër. Ne i kemi dërguar një shkresë zyrtare edhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës. Ne kemi propozuar që për furrat e bukës që nuk kanë bazë frigoriferike tarifa të mbetet 7,6 lekë/kwh, ndërsa për furrat e tjera të bukës që kanë bazë frigoriferë, të aplikohet një tarifë prej 8,2 lekë/kwh. Pra këto ndryshime duhet të bëhen në vendimin e këshillit të ministrave, por më përpara institucionet shtetërore duhet të ulen për të diskutuar efektet financiare të propozimit tonë apo të ndonjë propozimi tjetër”, u shpreh kreu i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës.

Buka, prodhuesit paralajmërojnë rritje të çmimit

Kreu i Shoqatës së Prodhuesve së Bukës paralajmëron se mosaplikimi i tarifës së reduktuar do të sjellë rritje të çmimit të bukës dhe ëmbëlsirave. “Ne e kemi bërë të qartë se do të rritet çmimi i bukës, po ashtu dhe një ëmbëlsirë që sot shitet 50-60 lekë, jashtë vendit shitet 2 euro. Pra, çdo rritje tarifash apo taksash ka rritje të çmimeve të produkteve. Mbi 96 për qind të objekteve të furrave të bukës janë me qira dhe të gjitha këto janë në kurriz të biznesit”, shprehet Peshkëpia. Numri total i furrave të bukës është 4 mijë, por shoqata përfaqëson edhe subjektet e tjera, pastiçeritë dhe byrektoret.

Çmimi i këtij produkti jetik do rritet përsëri dhe kësaj nuk i shpëtojmë dot asnjë! Një tjetër “goditje” e fortë për shqiptarët Read More »

“Moj zonjë ma more burrin ti?”, përballja e fortë te Eni Çobani e dy grave që u martuan me të njëjtin person

Dy zonja u përballën në rubrikën “Shihemi në Gjyq”. Ato janë të dyja ish-bashkëshorte të të ndjerit Shaqir Avdillari. Drita është bashkëshortja e parë e Shaqirit, e cila ka kërkuar këtë përballje me bashkëshorten e dytë, për shkak të një pasurie.

Drita jeton në Itali prej 25 vitesh. Ajo tregoi se është martuar në vitin 84 dhe është ndarë me ish-bashkëshortin në vitin94, por pa procedura ligjore. Drita u largua në Itali, pasi iu dha një mundësi për punë, pa bashkëshortin.

Në momentin që vendos për t`u kthyer në Shqipëri, Drita merr vesh se Shaqiri ishte martuar me znj.Sabrije. Në të vërtetë ai veprimet për divorcin i kishte kryer pa praninë e znj.Drita.

Konflikti qëndron në faktin se familja e Shaqirit dhe Dritës, në vitin 91 dhe92, kur janë ndarë tokat me ligjin 7501, kanë përfituar 2500 metra katrorë tokë.

Dhe kur Drita është ndarë me bashkëshortin e ka lënë tokën bashkë me shtëpinë që ata kishin.
Drita akuzon Sabrijen duke i thënë: “Kjo ma mori burrin se kishte pasuri!”
Sabrija: “Kjo ka qenë e divorcuar, e pashë në gjendjen civile që ai nuk kishte kunorë. Unë vajta dhe pyeta.

Drita: “Më ke shkatërruar jetën! Më ke marrë djerësn e fëmijëve të mi!”, por znj.Sabrije deklaron se ajo nuk ishte në dijeni që Z.Shaqir kishte pasuri.

Nga seanca e ndërmjetësimit rezultoi se ka pasur falsifikime të njëpasnjëshme në disa kontrata shitjeje dhe pjesa më e madhe e pasurisë së përbashkët mes Dritës dhe Shaqirit, është shitur kur z.Shaqir ka qenë gjallë. Pra, pa firmën e znj.Drita, ai ka shitur pasuri dhe apartamente mbi të cilat janë bërë edhe apartamente.

Juristja Eni Çobani sqaron “Në deklarata dhe në kontrata të ndryshme, një herë është vënë emri i Sabrijes me atësi tjetër; një herë është ndërruar mbiemri i Sabrijes dhe është vënë mbiemri i burrit të parë; pastaj është ndërruar data e ditëlindjes dhe e pasaportës dhe i janë vënë të znj.Drita.”

Gjithmonë Sabrija deklaron se nuk është në dijeni për asgjë dhe se ajo në asnjë moment nuk ka firmsour, sepse nuk di të shkruajë e të lexojë.

Juristja Eni Çobani tregon një deklaratë: “Ne kemi një deklaratë noteriale të vitit 2010, ku deklaruesit janë Shaqir Avdillari, Sabrije Nexhipi, Marjeta Avdillari dhe Sokol Avdillari, ku shoqëria “Pirgu” me administrator të përgjithshëm Kujtim Xhafkollari, kanë deklaruar prëpëar noteres Mimoza Shehu pikërisht dhënien e kësaj prone, shoqërisë “Pirgu” me cilësinë e sipërmarrësit.

Tani a mund të më shpjegoni pak, edhe pse unë e kuptoj që ju jeni pa shkollë. Tani Sabrije përse je ti këtu te kjo pasuri?

Sabrija: “Sepse unë mora burrin, vura kunorë me atë dhe ka shkuar emri pas burrit që kam pasur unë.”

Eni Çobani: “Jo moj zonjë, se ka qenë kjo gruaja te kjo pasuria (Drita) Ke firmosur ti Sabrije?”
Sabrija: “Jo jo, nuk kam firmosur fare!”, duke pranuar se nuk di të lexojë e të shkruajë, por Sabrija akuzon kunetërit e saj “Aty shkruhet Sabrije Nexhipi, ma kanë bërë kunetërit ashtu, se unë Nexhipi e kam pas te burri i parë.”

Eni Çobani sqaron: “Nga kjo deklaratë noteriale tregon se zonja, si bashkëshorte e dytë e Shaqir Avdillarit ka firmosur këtë deklaratë noteriale. Atësia e shënuar në deklaratë është Sabrije Nexhipi, atësia Sami (që në fakt është babai i Dritës).

“I ka falsifikuar të gjitha kunati im!”, shprehet Sabrija.
Sipas zonjave, pretendohet se Xhevahiri vëllai i Shaqirit, është marrë me bërjen e të gjitha kontratave; ai ka përfituar edhe nga varrimi i të ndjerit Shaqir, duke thënë se varrimi kishte kushtuar 40 milionë lekë.
Ndërkohë znj.Drita vijon akuzat karshi gruas së dytë: “Ajo në bankë ka lekë në emrin e saj”

Sabrija: “Po ku i kam ato lekë moj!? Shko Shikoni!”

Drita: “Moj zonjë ma more burrin ti? Edhe lekët i ke vënë në emrin tënd.”

Sabrija shpërthen në lotë duke treguar vuajtjet që ajo ka hequr me burrin e sëmurë dhe që ai nuk e pyeste fare në vendimet që merrte.

Drita: “Çfarë ka kjo që qan? Lekët mi hëngri! Ku ta kërkoj unë drejtësinë?”

Znj. Eni Çobani sqaron: “Tani që këtu janë kryer veprime të kundraligjshme që do të kenë më pas pasoja juridike shumë të rëndësishme mbi ata që kanë ndërmarrë këto veprime; unë për këtë garantoj Dritën dhe Sabrijen dhe gjithë publikun se, gjithkush që ka marrë pjesë në falsifikimin e të tërë kontratave të shitblerjes, për pasurinë në të cilën ka qenë pjesë edhe znj.Drita, do të dënohen të gjithë penalisht.

Sabrije ti ke vuajtur pjesën tënde të jetës, por Drita është bashkëpronare për 2500 metra katrorë, bashkë me dy fëmijët e saj. Kjo pasuri është e familjes bujqësore, nuk është e bashkëjetesës tënde gjatë martesës. Zonja ka pasur të drejtën që në momentin e parë që janë lidhur kontratt e shitblerjes që të ishte e pranishme përpara noterëve me kartën e identitetit të saj, të firmoste ose jo me vullnet të lirë dhe, më pas, të merrte pjesën takuese në këtë pasuri.

Kjo gjë nuk është bërë dhe unë po ju them publikisht se zonja do t`i drejtohet gjykatës dhe prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, e para për të nxjerrë firmat e zonjës Sabrije a janë të falsifikuara apo jo, dhe më pas do të dalin të pavlefshme të gjitha kontratat e shitjes së kësaj pasurie pa prezencën e znj. Drita.

Znj Drita cc`ka ju takon ju në këtë pasuri do ta merrni me të gjithë forcën e ligjit. Ti mos u shqetëso sepse drejtësinë do ta marrësh, pasuria që të takon do jetë e jotja dhe e fëmijëve.

Drejtuesi i emisionit, Ardit Gjebrea ngre pyetjen, se nëse zonjës Sabrije i takon ndonjë gjë?

Dhe Eni Çobani e mbyll: “Përsa i përket pasurisë së bashkëshortit që ajo e ka të lidhur në rrugë ligjore, në momentin sa ishte gjallë nuk i takonte, se nuk ishte pasuri e bërë gjatë martesës, por në momentin që ai vdes, ajo bëhet pjesë e trashëgimisë së bashkëshortit, bashkë me fëmijët e tij.”

“Moj zonjë ma more burrin ti?”, përballja e fortë te Eni Çobani e dy grave që u martuan me të njëjtin person Read More »

U aksidentuan me makinë, në kërkim për gjetjen e dy policëve

Një natë më parë ndodhi nja aksident i rëndë, ku një automjet përfundoi në lumin Lepenc, ku në të ndodheshin dy policë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45. Ndërsa, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë, Naim Rexha, theksoi se kërkimet për dy policët kishin nisur mbrëmë menjëherë pas aksidentit, për t’u ndërprerë rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm, për të nisur përsëri në orën 09:00.

Përveç zhytëse të FSK-së, Policisë së Kosovës, në kërkim janë angazhuar edhe mjete të rënda si dhe nga ajri zona është vëzhguar nga KFOR-i me anë të helikopterëve.

U aksidentuan me makinë, në kërkim për gjetjen e dy policëve Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com