Ata të dy janë përfolur prej disa kohësh se do të bëhen prindër, por as Xhensila Myrtezaj dhe as Bes Kallaku nuk janë prononcuar publikisht lidhur me këto lajme.
Ama dikush duket se ka zbuluar sekretin e tyre, pasi burime të sigurta pranë çiftit kanë treguar se Xhensila është disa muajshe shtatëzënë.
Xhensila dhe aktori i humorit, Bes Kallaku, celebruan dashurinë e tyre në martesë më 1 shtator të vitit të kaluar, ndërsa ndodheshin prej vitesh në një lidhje.
Tanimë Xhensila Myrtezaj duket se do të bëhet nënë dhe pret fëmijën e saj të parë me aktorin.
Burimet tregojnë për “Iconstyle.al” se bukuroshja ndodhet në muajin e pestë të shtatzënisë.
Sakaq është zbuluar edhe gjinia e foshnjës: Xhensila dhe Besi janë në pritje të një vajze.