Loading...

Veshjet pranverore që nuk duhet të mungojnë në garderobën tuaj

Sezoni i ri ka ardhur zyrtarisht dhe veshjet tona kanë nevojë për një freskim të vogël për të mbajtur ritmin me tendencat e modës të Pranverës 2018.

Por mos u frikësoni! Nuk ka nevojë për trazira të mëdha për të treguar një stil të freskët dhe të përditësuar. Pyetja është shumë më e thjeshtë se sa imagjinoni. Vetëm pak prekje dhe rregullime stili për të rinovuar veshjet tuaja në sezon me dozën e duhur të modës. Ne kemi zgjedhur për ju 5 artikujt thelbësorë të cilët do të japin freskinë në sezonin e ardhshëm. 5 veshje passepartout … dhe ja! Veshjet e reja pranverore janë tashmë këtu!

Fustan me lule

Një ndër veshjet must have të kësaj pranvere (dhe gjithë të tjerave). Fustani me lule është absoluti i sezonit dhe modeli më i lakmuar është ai i Gucci me një aromë retro. Me printime me lulëkuqe dhe në linjën boho është ideal për të gjitha ceremonitë e ardhshme, por gjithashtu mund të jetë i shumëllojshëm dhe urban nëse vishet me stil të pazakontë siç e pamë në pasarelat e sfilatave të pranverë -verë 2018 i kombinuar me xhaketë shkruan Atsh.

dress1

Xhinset me bel të lartë

Rregulli i parë i dietës së modës këtë pranverë tashmë e njihni: xhinse për mëngjes, drekë dhe darkë, që duhet të vishen me konsistencë dhe rregullsi.
Garderoba juaj do të jetë e mbushur me xhinse boyfriend, të ngushta dhe me pesë xhepa të ndryshëm.
Por nëse ka një model xhinsesh për të shtuar gamën, pantallonat me bel të lartë me një zinxhir qendror (si i do trendi i momentit): janë të firmës Diesel dhe vendosmërish revolucionare. Bëhet fjalë për joggjeans apo pantallona që kanë në të gjitha aspektet pamjen e xhinsit por konsistencën, praktikën dhe komoditetin e një palë tutave.
Këto xhinse do të jenë në modë këtë sezon por ndoshta edhe sezonet e tjera sepse mundësisht nuk do të doni të hiqni dorë dhe mos ti vishni ato,

dress2

Këpucët slingback

Në mesin e të gjithë këpucëve dhe sandaleve të mundshme, këto janë chic dhe elegante, modeli i referimit të sezonit nuk mund të mos ishte nën firmën e Chanel. Të sheshta dhe me thembrën jashtë këto këpucë elegante janë të përjetshme dhe një passepartout për ata që meritojnë një investim. Ju gjithmonë do t’i vishni me gjithçka.

dress3

Xhaketat

Po, xhaketat janë klasike, por kjo pranverë do të jetë më femërore dhe elegante se kurrë. Modeli must have është ai i dizenjuar nga Max Mara, i gatshëm për të përcaktuar trendin e ri të sezonit, për të ndikuar në stilin dhe për të rinovuar me mirësi veshjet tuaja pa e revolucionuar atë.
Ajo vishet me pantallonat e saj, për një kostum elegante dhe të sofistikuar, por gjithashtu kombinohet me xhinse dhe një bluzë të bardhë për një stil të freskët dhe të shpejtë.

dress4

Këmishat me vija

Një klasik i përjetshëm që do të ripërtërihet sezon pas sezoni me variacione të vogla në temë dhe një siguri dogmatike: këmisha me vija është veshja që gjithmonë do të japë kthesën e duhur për të shikuar pranverën. Modeli në puplinë i Piazza Sempione me detaje të stampuara të stilit klasik dhe bashkëkohor. E përsosur me xhinse, kostum, fund elegant. Vishet në zyrë, në kohën e lirë por edhe gjatë verës në det.

dress5

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com