Një lajm i mirë do të vijë për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Greqi në javët në vijim.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se në javët në vijim do të bëhet njohja e ndërsjelltë e lejeve të drejtimit të automjeteve.
Ministri Ditmir Bushati iu përgjigj pyetjes së një gazetareje bërë sot në mesditë në konferencën e përbashkët për shtyp me ministren e jashtme kroate, Marija Pejçinoviç Buriç.
“Puna e përbashkët po vazhdon.Greqia para pak ditësh njoftoi tërheqjen nga rezerva e vulës apostile çka i kursen shqiptarëve 6.7 milione euro në vit. Në javët në vijim do të kemi një tjetër lajm pozitiv për të cilin po punojnë ministritë respektive. Njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit të automjeteve. Një proces që do çlirojë energji pozitive ndërmjet dy vendeve tona.